Vrasja në Ksamil ka shkaktuar panik edhe te pushuesit që ndodheshin pranë vendit të ngjarjes.Një pushues që ndodhej në Ksamil ka rrëfyer për mediat momentet e frikës pas vrasjes së 20-vjeçarit portugez Luis Miguel Varela Mendes, ngjarje e ndodhur në ambientet e hotelit “Principote”.
Pushuesi tha se ngjarja i ka frikësuar dhe se tashmë po mendojnë të largohen nga zona, pasi kishin shkuar në Ksamil për të kaluar pushime të qeta.
“Ne kur u ngritëm në mëngjes, nuk e prisnim, se ishim me pushime, donim të ndërronim edhe vendin. Jemi trembur shumë, se është një ngjarje shumë e rëndë.
Ne kemi ardhur me pushime për të ndenjur qetësi. Çdo darkë këtu ka muzikë dhe dëgjohej edhe muzika kur je te hoteli. Ne u çuam në orën 7 për të bërë mëngjesin dhe vetëm kur pamë policinë që kishte rrethuar vendin, ishte një ngjarje shumë e rëndë”, tha pushuesi.






















