Manastirliu i përgjigjet Bashës: Check up nuk është anuluar, por pezulluar deri në rikthimin e normalitetit

431
Sigal

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, i është përgjigjur kreut të PD-së, Lulzim Basha, i cili tha se po jepen sinjale për anulimin e koncesionit të Check Up-t.

Nëpërmjet një shënim në Twitter, Manastirliu shkruan Check up nuk është anuluar, por është pezulluar deri në rikthimin e normalitetit.

“Fake news! Check up nuk është anulluar, por pezulluar deri në rikthimin e normalitetit, kur njerëzit do të vijojnë sërish të kontrollojnë falas gjendjen e tyre shëndetësore!”, shkruan ministrja.

Në emisionin “Open”, Basha e konsideroi konfirmimin e ministres një lajm të keq për qytetarët, ndërsa tha: Nuk është lajm i keq për mua, por për qytetarët. E rëndësishme është që të ndalohet ky koncesion korruptiv.