Firmos peticionin/ AMT tubim në Durrës: ‘Ta ndërtojmë Teatrin ku ishte, siç ishte’

76

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit do të mbajë këtë pasdite një tubim të ngjashëm me atë të Tiranës, këtë herë në Durrës.

Protesta do të mbahet në orën 17.00 përpara Pallatit të Kulturës, ku do të firmoset peticioni për ndërtimin e Teatrit, aty ku ishte dhe siç ishte.

Ky tubim do të përkrahet edhe nga Partia Demokratike lokale.

‘Sot, ne oren 17.00, përpara Pallatit te Kultures, ne Durres, Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit mban nje tubim sensibilizues per situaten e krijuar pas shembjes se Teatrit Konbetar. Aleanca fton qytetaret e Durresit te firmosin peticionin. Ftojme mediat te pasqyrojne kete tubim, qe mbeshtetet edhe nga PD lokale.’