Mjeku Pipero: COVID-19 nuk transmetohet nga ushqimi, në ashensor duhet të keni kujdes kur prekni butonat

428
Sigal

Mjeku infeksionist, Pëllumb Pipero u është përgjigjur sot pyetjeve të qytetëve në lidhje me koronavirusin.

Pipero ka qetësuar qytetarët duke thënë se ende nuk ka studimet që COVOD-19 transmetohet përmes ushqikemeve, por vetëm nga spërkalat e përshtymës.

“Ky virus nuk transmetohet në rrugë gastrointestinale. Deri tani nuk ka prova, edhe mundet por nuk ka prova”, u shpreh mjeku. Më tej mjeku tha virusi jeton nga 3 orë deri në disa ditë. “Shpërndahet me spërkla, jo nëpërmejt objekteve. Do këshilloja qytetarët t’i ndalojnë vatjten në dyqanet me grumbuj njerëzish. Të respektohet distanca tre metra si në Itali”, u shpreh më tej Pipero.

Përveç kësaj, mjeku Pëllumb Pipero u shpreh se edhe nga buka virusi nuk transmetohet, apo dhe nga përdorimi i ashensorit. Por sipas tij nëse butonat e ashensorit janë prekur nga një person me koronavirus, atëherë infeksioni transmetohet.