Kosovë/ Vjen testi që tregon për 10 minuta nëse jeni apo jo të infektuar me koronavirus

410
Sigal

Kompania Spring në Zvicër ka krijuar një pajisje që teston dhe tregon brenda 10 minutave për rezultatin e koronavirusit.

Përfaqësuesi i kësaj kompanie në Kosovë, Agron Selimi, ka treguar në emisionin Pressing në televizionin “T7” se funksionon dhe kur pritet të vijë në Kosovë.

‘’Ne përfaqësojmë kompaninë Spring nga Zvicra që është kompani që merret me hulumtimin e këtre gjërave teknologjike. Kjo është një kompani zvicerane që ka partneritet me organizata shtetërore dhe Testi bohet njëjtë sikur ceshtja e diabetit. E merr gjakun dhe e qet në një vend. Është edhe një pjesë tjetër e likidit dhe e testojmë’’, ka treguar ai.

‘’Është në testim dhe deri tani janë shitur 30 milionë copë. E ka certifikatën e komunitetit Europian dhe i ka të gjitha certifikatat. ’Ministria e Shëndetësisë është në bisdime drejtpërdrejt me kompaninë. Mendoj se do ta sjellim në javën e ardhshme dhe është e mirë për cdo qytetar. Është e mundshme të bëhet cdo natë. Është optimale për policinë dhe ushtrinë që nuk mund të bëjnë teste dhe të presin rezultate’’, shtoi Selimi.

Ai  tha se ‘’20 mijë copë do të sjellim në fillim të javës së ardhshme. Nëse nuk qesin taksë në këtë produkt i obligojmë edhe farmacitë që të mos kalojë 10 euro. 98% është saktësia e mjetit’’, thotë Selimi.