Klik është përherë në kërkim të argumenteve me peshë që, jo çdokush mund t’u afrohet, si mbrojtja dhe siguria

605
ALMEX- Albanian Military Exhibition, rikthehet me demonstrimet live të Forcave të Sigurisë dhe Forcave të Armatosura
Forcat Speciale të Policisë RENEA, dhe komandot e ushtrisë kryen simulimin e manovrave luftarake në qytetin taktik në Zall Herr. Aktiviteti u organizua nga Klik Expo Group, në kuadër të ALMEX, nën kujdesin e Ministrisë së Mbrojtjes dhe Ministrisë së Brendshme. Në demonstrime morën pjesë batalioni i operacioneve speciale KOMANDO dhe forcat RENEA, ndërsa u ekspozua edhe arma sulmuese, shotgun. Gjatë aktivitetit pati fillimisht demonstrime nga forcat speciale RENEA në rastet e kapjes së elementëve kriminalë dhe lirimit të pengjeve. Në vazhdim, Policia Ushtarake bëri manovra në situata të supozuara të shoqërimit të personaliteteve e delegacioneve zyrtare në situata rreziku dhe shpëtimin e tyre në raste të sulmeve të mundshme. Më pas, Forcat Speciale komando improvizuan ndërhyrje në terrene luftimi të ngjashme me ato ku veprojnë grupet terroriste në Afganistan dhe Irak. Aktiviteti vazhdoi me koordinimin e forcave të ushtrisë me ato të policisë në operacione të përbashkëta dhe në ndërhyrje në bashkëpunim me emergjencat civile. Në fund, specialistët ekspozuan vetitë taktike dhe ushtarake të armës, shotgun, me të cilën në prani të specialistëve kryen edhe qitje manovër në poligonin e sigurisë së lartë.
Sigal