Forumi Ekonomik Botëror: Shqipëria, e dyta në rajon për shërbimin më të keq të energjisë elektrike

605
Shërbimi i furnizimit me energji elektrike në Shqipëri është një nga më të këqijtë në botë dhe i dyti më i keqi në rajonin e Ballkanit Perëndimor.
Kjo bëhet e ditur në bazë të studimit për shërbimin e furnizimit me energji elektrike të “Raportit të Konkurrueshmërisë Globale 2017-2018” të “Forumit Ekonomik Botëror”
Shqipëria renditet në vendin e 81-ta (nga 137) për sa i përket shërbimit me furnizim të energjisë elektrike. E thënë ndryshe Shqipëria është një nga vendet ku ndërprerja e energjisë elektrike është shumë e shpeshtë si edhe ka luhatje të tensionit. 
Këto të dhëna të “Forumit Ekonomik Botëror” ngrenë në pikëpyetje si investimet e ndërmarra në Shqipëri, për sa i përket sektorit të energjisë, ashtu edhe mënyrën sesi janë shpenzuar fondet për këtë sektor. G.sh shkruan se gjithashtu situata bëhet edhe më tragjike, kur mendon burimet e shumta natyrore të Shqipërisë që mundëson prodhimin e energjise.


Sigal