Suplementi Pena Shqiptare/ Irma Kurti: Pantoflat e vetmisë

39
Sigal

Spektakli për sonte mbaroi
dhe sipari u ul me mundim.
Aktorët: miqtë e mikeshat
u kthyen në shtëpi.

Salla u zhyt në gjysmëhije…
ikën të fundit spektatorë.
Teatri antik i hipokrizisë
vazhdoi të luhet edhe sot.

U bë vonë, duhet të shkoj
në strehëzën e qetësisë.
Poshtë divanit më presin
pantoflat e vetmisë.