Akreditimi, në muajin tetor të dhënat e para për 6 Universitete

373
Maturantët fitues të Universiteteve nuk do të kenë mundësi edhe këtë vit të njihen me Universitetet më të mira në vend, për shkak se rapori i parë pritet të publikohet në tetor, kohë kur ka nisur viti i ri akademik. Ministrja Nikolla thotë se po ecën me ritme të ngadalta si proçes, por në hapa të sigurtë. Rankimimi do të bëhet ne tetor të këtij viti për 6 Universitete, 4 publik dhe 2 jopublik.
Kanë kaluar më shumë se 2 vjet nga nisja e proçesit të akreditimit të insitucioneve të arsimit të lartë, por mesa duket edhe për këtë vit të ri akademik maturantët fitues nuk do të mësojnë në kohën e duhur se cilët janë Universitetet më cilësorë dhe më të mirë në Shqipëri. Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla, tha se në tetor do të publikohen të dhënat e para për Universitetet, kohë që përkon në fakt me hyrjen në auditore.
Nikolla: Vijohet me 6 Universitetet e para, janë 4 Unversitete publike dhe 2 private. Raporti i parë dhe pastaj hap pas hapi për të vijuar. Nuk ka asnjë shmangie dhe asnjë vonesë nga gjithë kalendari që Agjencia britanike ka vënë në funksion të këtij proçesi.
Proçesi sipas Ministres së Arsimit po ecën me hapa të ngadaltë, por të sigurtë.
Nikolla: Nuk bëhen rokopujë dhe me atë nxitjen që ka çuar në të shkuarën në akreditime programesh që nuk plotësojnë kushtet ligjore, jo më kushtet cilësore. Në momentin që flasim jemi korrekt gjithë kalendarit të publikuar nga Agjencia britanike që ka të bëjë me rishikimin e gjithë legjislacionit shqiptar, rishikimin e situatave të vlerësimit të brendshëm në institucionet e arsimit të lartë, me proçesin e trajnimit të ekspertëve.
Universitetet e para që do të kalojnë në sitën e vlerësimit janë:
Universiteti Politeknik i Tiranës
Universiteti Bujqësor i Kamzës
Universiteti aleksandër xhuvani në Elbasan
Universiteti Lugj Gurakuqi në Shkodër
Si dhe dy Universitete jopublike.
Sigal