PDK: Nuk e votojmë Reformën në Drejtësi pa zbatuar rekomandimin 88 të Venecias

367
Partia Demokristiane është rreshtuar në krahë të PD-së për sa i përket Reformës në Drejtësi. Përmes një deklarate për shtyp, PDK shprehet se nuk do ta votojë reformën në Drejtësi nëse nuk zbatohet rekomandimi 88 i Venecias. Sipas PDK futja në mënyrë të njëanshme e draftit në Kuvend provokim për opozitën dhe konsensusin
Deklarata e plotë e PDK-së
Partia Demokristiane e Shqipërisë deklaron, se është në mbështetje të Reformës në Drejtësi. – Futja në menyrë të njëanshme e draftit në Kuvend provokim për opozitën dhe konsensusin. – Ndryshimet në nenin 12 të Kushtetutes, qe lejon martesat brenda të njejtës gjini, të papranueshme per Demokristianet. – Tre votat Demokristiane (Ndoka, Mirela Ferracaku e Ndocaj) do jenë kundër ndryshimeve, në nenin 12 të Kushtetutes, qe demton rëndë vlerat e familjës dhe traditën tonë.
Reforma në Drejtësi duhet të sigurojë një pushtet gjyqësor të pavarur nga politika dhe të pakorruptueshëm, të pranuar dhe votuar nga të gjitha palët në Kuvend. Zgjidhja e dhënë nga Komisioni i Venecias, sipas pikes 88, ka mbetur e vetmja pikë për te realizuar konsensusin midis pozitës dhe opozitës. Votimi me 2/3 e zhvlerëson Parlamentin, krijon mekanizëm bllokues, rrit konfliktin politik, i heq mbështetjen e nevojshme politike institucioneve të drejtësisë, duke i bërë vendimet e tyre të kontestueshme.
Partia Demokristiane kërkon, që të votohet sa më shpejt Reforma në Drejtësi, duke i kërkuar Z.Rama, respektimin e rekomandimit 88 të Komisionit të Venecias dhe çlirimin nga komplekset politike. Partia Demokristiane e Shqipërisë dhe Deputet e saj në Kuvend, inkurajojne dialogun dhe konsensusin politik duke dhënë një kontribut konstruktiv në këtë drejtim, me qëndrimet dhe votat në Kuvend. Reformë në drejtesi pa opoziten nuk mund të ketë, tendenca për votim të njëanshëm e rrezikshme për standardet që pretendojmë.
Sigal