Duka: Fitorja ndaj Rumanisë do të shpërblehet financiarisht

451
Një skuadër që i bëri të gjithë shqiptarët krenarë dhe një publik që mahniti Europën. Lojë, grintë, zemër dhe përkushtim për fanellën kuqezi. Edhe pse fati nuk ka qenë me Kombëtaren në dy ndeshjet e para të Euro 2016, presidenti i Federatës së Futbollit, Armand Duka, kërkon nga skuadra që të veprojë në fushë njësoj si ndaj Zvicrës dhe Francës.
“Jam krenar për sjelljen e të gjithëve në këtë kompeticion. Me sjelljen dhe kontributin e futbollistëve, patjetër, por dhe me sjelljen dhe mbështetjen e tifozëve dhe mënyrën sesi e kanë bërë atë mbështetje për të treguar vlerat tona të vërteta. Jo vetëm ne, futbollistët dhe të gjithë kemi dashur shumë më tepër nga këto dy ndeshje. Pas ndeshjes me Zvicrën, në gjaknxehtësi e sipër, i thashë dikujt në dhomat e zhveshjes që nuk na duhen humbjet dinjitoze, por kemi nevojë për fitoren. Por, kur në ndeshjen me Francën dhamë gjithçka dhe fitorja nuk erdhi, nuk ke çfarë ti thuash më tepër skuadrës. Këtë duam edhe nga ndeshja me Rumaninë, jo vetëm nga skuadra, por edhe nga spektatorët. Nëse do të bëjmë të njëjtën gjë mbetet që fati të na ndihmojë. Kaq janë mundësitë tona, ekipi ka dhënë gjithçka. Po të bëjnë të njëjtën gjë edhe ndaj Rumanisë, pavarësisht rezultatit sinqerisht që do jem shumë i kënaqur. Uroj që lodhja të mos ndikojë te ekipit, apo që lojtarët të mos kenë presion se duhet me patjetër të bëjnë rezultat pozitiv për t’u kualifikuar”, tha Duka.
Sigal