Samuela Canaj: Një femër që lexon është gjithmonë e bukur

579
Ka vite që jeton në Gjermani, por asnjëherë nuk e largon vëmendjen nga Shqipëria. Kjo për arsyen se dhe rrugën e modelimit e mori në atdheun e vet, madje qysh e vogël vishej me rroba nga më të ndryshmet dhe shikohej përpara pasqyrës. Sfilata e parë për të ka qenë në Kosovë, në Ferizaj dhe ajo e kujton me nostalgji. Mbështetjen më të madhe në këtë rrugë ja ka dhënë halla e vogël. Së pari, i thotë asaj faleminderit për besimin, durimin dhe pasionin e madh për ta parë në pasarelë. 
-Të gjithë, kur ju shohin fotot në fb ju komplimentojnë, në fakt kur ndiheni më mirë kur ju thonë jeni e bukur apo jeni inteligjente?
Kjo është e vërtetë. Fotot në fb mbushen me komente. Kur me komplimentojnë për pamjen, ndihem mirë ndërsa kur më komplimentojnë për inteligjencë në situata të caktuara ndihem shkëlqyeshëm. Pavarësisht se njeriu përpiqet të duket mirë, bukuria fizike është e lindur nga Zoti, ndërsa me inteligjencën kërkohet punë, punë që zgjat gjithë jetën. Dhe kjo nuk është e thjeshtë!
-Një rrugë e vështirë, por dhe e bukur, mund të ktheheni në kohë dhe të Cila ishte sfilata e parë dhe ku?
E kujtoj dhe sot sfiltaën e parë pasi ka rëndësinë e vetë. Konkretisht, sfilata e parë për mua ka qenë në Kosovë, në Ferizaj. Akoma emocionohem kur kujtoj sa e lumtur kam qenë atë mbrëmje. Emocione të papërshkrueshme! Çdo ditë përpiqemi të thithim grimca lumturie nga natyra, miqtë, familja. Ama, atje kishte shumë grimca. Mu duk sikur më dehen edhe prandaj s’dua të ndalem tani. -Kush ju mbështeti më shumë në këtë rrugë të vështirë dhe plot konkurrencë, nëna apo babai? 
Shumë herë familja bëhet pengesë për nisma të tilla, për ju kush ka qenë mbështetësi kryesor në këtë rrugëtim?
Kështu më thonë shumë shoqe të miat, që familja herë të ndihmon herë të del pengesë. Ndërsa mua personalisht, mbështetjen më të madhe ma ka dhënë halla e vogël. Së pari, i them asaj faleminderit për besimin, durimin dhe pasionin e madh për të më parë në pasarelë dhe gjithashtu prindërve që i pranuan dëshirat e mia dhe më ndihmuan dhe po më ndihmojnë që avash-avash t’i nxjerr nga sirtari i ëndrrave. 
Në intervistën e parë ju më kini thënë se po studioni në Gjermani, mund ta dimë se në cilën fazë të studimeve jeni?
Sapo mbarova vitin e parë të shkollës për Hoteleri Turizëm Menaxhim me mesatare 2. (9) në Shqipëri. Tashme jam ndihmës Menaxherja e Hotel Restaurant Bürgerklause Tapken në Garrel. Kam edhe dy vite studime. I jam përkushtuar shumë shkollës edhe punës pasi një qellim që ja ve vetes dua ta arrij. 
Ndihesh e dyzuar?
Nuk më frikësojnë sfidat. Madje mendoj se janë mënyra më e mirë për të mësuar dhe përballuar jetën. 

Si do t’i cilësonit gjermanët?
Gjermanët konsiderohen njerëz të ftohtë nga shqiptarët por më duhet të them që është krejt e kundërta pasi janë njerëz shumë të sjellshëm, të kuptueshëm dhe të gjenden pranë në situata të vështira. 

Puna dhe shkolla, nuk dukesh e mbingarkuar? Po argëtimi?

Di të mbaj një balancë midis shkollës, punës dhe argëtimit. 

Pika më e dobët?

Familja është pika ime e dobët. Do bëja çdo gjë për të. 

Jeni në një marrëdhënie?

Nuk jam në një marrëdhënie. E di vlerën që kam dhe çfarë dua. 
Sot shumë modele bëjnë operacione plastike në pjesë të ndryshme të trupit, cili është mendimi juaj për operacionet plastike?

Nuk di të jap një përgjigje të saktë, por do përgjigjem për pjesën time. Nëse operacionet plastike i bëjnë njerëzit të cilët i aplikojnë ato të ndihen më mirë me veten, atëherë s’kam asgjë kundër. Gjithsesi, më tepër do të më pëlqente që njerëzit të merren me atë që mund tu ofrojnë të tjerëve, sesa me atë që mund tu tregojnë atyre. 
– Shumë femra rendin pas falleve dhe horoskopit, ju, a jeni supersticioze dhe tek cilat numra, sende apo fenomene besoni?

E them me bindje që fall nuk kam hedhur asnjëherë. Por edhe supersticioze nuk jam aspak. E shoh më tepër në atë stadin e argëtimit. Nuk mund të mbetesh pa martuar po theve pasqyrë, ose kurrsesi s’duhet të ndërrosh rrugën kur macja e zezë të kalon pranë: ajo është gjallesë e kësaj toke edhe një kafshë e tillë s’ka se si ti bëjë dëm njeriut. 
-E mbështesni karrierën tuaj në idhuj apo modele?
Flitet shumë për këtë temë. Idhull në këtë jetë kam vetëm mamin, ndërsa për zemër kam shumë modele ku në mënyrë të veçantë do te thoja Adriana Lima dhe Alessandra Ambrosio. I veçoj, pasi më krijojnë një afeksion shumë të madh kur i shoh në skenë: janë model për tu ndjekur nga çdo vajzë që i pëlqen të ëndërrojë larg. 
-Dashuria na shoqëron në çdo hap të jetës. Cili është koncepti apo përkufizimi juaj për dashurinë?
Kam lexuar dhe kam dëgjuar shumë për dashurinë. Por dashuria në kuptimin e gjerë (përveç asaj sentimentale) është shumë komplekse. Dashuria është ndjenja më universale e kësaj Toke. Shija e saj është frymëzimi më i madh, kurajoja dhe shpresa për të kaluar momente të lumtura. Është ajo që i jep kuptim ditëve tona. Ajo na lidh me natyrën, të panjohurit, miqtë, familjen edhe mbi të gjitha, me veten. 

-Preferencat, parfumi, ngjyrat e preferuara?

Parfumin se ndërroj kurrë : Flora by Guçi, ndërsa ngjyrat e rrobave të preferuara e bardha dhe bluja. 
-Më mirë në verë apo në dimër dhe në cilat plazhe shkoni?
Vera! Nuk e krahasoj me asgjë. E adhuroj! Libra, muzikë, diell, rërë, ujë, njerëz. Mbi të gjitha Gjallëri! Edhe të ishte gjithë vitin verë s’do ishte keq. 
– Cili vend i Shqipërisë të pëlqen për plazh?
Në fakt janë dy: Ksamili dhe Dhërmiu. Mezi e pres verën për t’i shijuar. 
-Cila është ngjyra e rrobave që pëlqeni për verë?
Përsëri blu& bardhë. Më tërheqin shumë si ngjyra. Kam ngecur disi tek xhinset blu dhe bluzat e atletet e bardha. Ndihem shume komforte me to. 
– Ju dhe udhëtimet, a i keni për zemër udhëtimet vetëm?
Vetëm nuk ndihem rehat, nuk i mendoj dot udhëtimet vetëm. Edhe në sfilata i kërkoj motrës të më shoqëroje. Më pëlqen të kem dikë me te cilin te flas e te argëtohem. Momentet me te bukura nuk janë ato qe kalon vetëm. 
E lidhur me familjen. Sa është koha më e gjatë që keni qëndruar larg familjes dhe a e keni problem?

Një herë më është dashur të rri larg familjes për dy javë dhe mu duk një përjetësi. Jemi shumë të lidhur me njeri tjetrin. 
Dhe motoja juaj?
Ah!Një femër që lexon është gjithmonë e bukur!
Marrëdhëniet me librin?
Librat i adhuroj. Besoj se pak letërsi gjermane këtë verë do ishte mirë. Në këtë mënyrë përmirësoj dhe gjuhën. 
Sigal