Partia Socialiste ka depozituar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve dokumentacionin për zgjedhjet e pjesshme në bashkinë e Shkodrës, Durrësit dhe Lushnjës.
KQZ bënë me dije se dokumentet e kandidimit për bashkitë Vorë, Rrogozhinë dhe Dibër dorëzohen në KZAZ, ndërsa për tre bashkitë e tjera, dorëzohen në KQZ, pasi kanë më shumë se 1 ZAZ.
Kujtojmë se PS kandidon në Durrës me Emiriana Sakon, në Shkodër me Majlinda Angonin si dhe në Lushnjë me Eriselda Sefa.