Tiranë/ 27-vjeçari plagos me thikë kunatin, dhunon bashkëshorten

173
Sigal

Një 27-vjeçar ka dhunuar bashkëshorten e tij dhe ka plagosur kunatin mbrëmjen e djeshme në Laprakë, për arsye ende të paqarta.

Ai ka qëlluar me thikë 3 herë kunatin e tij 29 vjeç.

Dhunë fizike dhe psikologjike ka përjetuar edhe bashkëshortja e të riut e cila ka marrë urdhër të menjëhershëm mbrojtje. Policia po punon për arrestimin e 27-vjeçarit.