I vihet flaka makinës së sekretarit të gjyqtares Enkeleida Hoxha, detajet e para

159
Sigal

Makinës së sekretarit të gjyqtares Enkeleida Hoxha i është vënë flaka gjatë mbrëmjes së djeshme.

Burimet thanë se makina e Igli Kanit është lyer me lëndë djegëse dhe i është vënë flaka rreth orës 23:00, në Krujë.

Automjeti tip ‘BMW’ në pronësi të Kanit ka qenë e parkuar kur ka marrë flakë, dhe ngjarja u konstatua nga nëna e tij.

Sekretari i gjyqtares Hoxha, mësohet se ka deklaruar që nuk ka konflikte me njeri.

Policia ka nisur hetimet dhe thotë se paraprakisht dyshohet se ngjarja mund të ketë ndodhur aksidentalisht.

Njoftimi i Policisë Krujë

Më datë 18.02.2021, në orën 22:55, në Krujë, ka marrë flakë dhe është djegur pjesërisht mjeti tip “BMW”, në pronësi të shtetasit I. K., 28 vjeç, banues në Krujë.

Paraprakisht dyshohet se ngjarja mund të ketë ndodhur aksidentalisht.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të zjarrit.

Video Player