Presidenti Meta kujton 90-vjetorin e vdekjes së albanologut Milan Šufflay

30
Sigal

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka kujtuar 90-vjetorin e vdekjes së Dëshmorit të Albanologjisë, Milan Šufflay.

Kreu i shtetit përmes një postimi në rrjetin social Facebook shkruan se Šufflay sakrifikoi jetën për të hedhur dritë mbi të vërtetën e historisë dhe letërsisë shqipe.

Sipas Metës, një zemër kroate, që rrahu për Shqipërinë, u përjetësua si një urë e rëndësishme lidhëse dhe simbol i miqësisë tradicionale mes dy popujve tanë!

“Në 90-vjetorin e vrasjes së Tij brutale, nderojmë sot me mirënjohje kujtimin e paharruar dhe veprën e jashtëzakonshme të mikut të madh të kombit tonë, Dëshmorit të Albanologjisë, Milan Šufflay, i cili sakrifikoi jetën për të hedhur dritë mbi të vërtetën e historisë dhe lashtësisë të shqiptarëve.

Një zemër kroate, që rrahu për Shqipërinë, u përjetësua si një urë e rëndësishme lidhëse dhe simbol i miqësisë tradicionale mes dy popujve tanë”, shkruan Meta.