Korçë/ Një person bie në kontakt me energjinë elektrike, ambulanca drejt vendngjarjes

48
Sigal

Një incident i rëndë është shënuar këtë pasdite në fshatin Neviçisht, që i përket bashkisë së Korçës. Sipas burimeve paraprake, një shtetas ka rënë në kontakt me energjinë elektrike në rrethana ende të paqarta.

Ambulanca dhe forcat e policisë janë nisur menjëherë drejt vendngjarjes për të dhënë ndihmën e nevojshme dhe për të nisur hetimet mbi shkaqet e ngjarjes.

Ende nuk ka informacion mbi gjendjen shëndetësore të personit të përfshirë, ndërsa autoritetet janë në terren dhe priten detaje të tjera në vijim.