Një grua në Durrës humb jetën e zënë nga korrenti

408
Një grua në Durrës ka humbur jetën gjatë kohës që gatuante, e zënë nga korrenti. Gjatë paradites së djeshme 55- vjeçaren Sh.S., banuese në fshatin Shënvlash e ka zënë korrenti, teksa përgatiste drekën për familjen e saj.
Burime zyrtare nga policia thanë se viktima ishte duke gatuar në kuzhinën e improvizuar në pjesën e pasme të banesës, ku kontakti me energjinë elektrike në sobën e gatimit ka rezultuar fatal. Familjarët i kanë ardhur në ndihmë 55- vjeçares duke e dërguar me urgjencë në spital, por mjekët kanë konstatuar vdekjen e saj.
Nga ana e uniformave blu kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarje, ndërsa paraprakisht thuhet se gjithçka ka ndodhur nga pakujdesia e së ndjerës dhe instalimi i dobët në kuzhinën e sajuar në pjesën e pasme të banesës njëkatëshe.
Sigal