Drejtori i kulturës në Lezhë shkarkohet, shkak pllaka e “Sulltan Suljemanit”

596
Përplasjet me Ministrinë e Kulturës për Shtëpinë e “At Gjergj Fishtës” dhe për vendojen e pllakatit të Sulltan Sulejmanit në hyrje të Kalasë së Lezhës i kanë kushtuar vendin e punës Përgjegjësit të Kulturës Kombëtare në Qarkun e Lezhës Paulin Zefi. 
Nëpërmjet një shkrese që i ka ardhur këtij të fundit nga Drejtoria e Kulturës Kombëtare në Shkodër i është kërkuar që të zgjidh kontratën e punës me këtë insitucion, pasi nuk ka qenë në një linjë me ministrinë e Kulturës për këto çëshjte.
Zefi ka bërë të ditur se dhe në të ardhmen do të japë kontributin e tij në promovimin e monumentëve të kulturës që ka Lezha, duke deklaruar se zëri i tij do të jetë në favor të së mirës së këtij rajoni.
Paulin Zefi ka mbajtur postin e Përgjegjësit të Kulturës Kombëtare për Lezhën prej 18-muajsh, ndërsa falë punës së tij shumë monumente kulture të cilat i kishte mbuluar pluhuri i harresës dolën në dritë.
Sigal