Koha sot gjëmon, qielli i vranët,
mbi shpirtin tim bie një shi i heshtur…
era më sjell kujtime të largëta,
si fjalë që mbetën pa u thënë kurrë.
Retë enden si mendime të lodhura,
hëna fshihet pas një perdeje gri,
dhe zemra kërkon nëpër errësirë
një dritë të vogël nga dashuria.
Por edhe nata kur vishet me trishtim,
mban brenda saj një agim të fshehur…
se shpirti që ka ditur të ndjejë thellë,
gjithmonë ringrihet më i bukur.
Arsinoi Zengo





















