Suplementi Pena Shqiptare/ Petrit Ruka: Kështu është shkruar

315
Sigal

Në jetë do të takosh shumë gra të bukura,
zemra do të të dhembë për secilën
një copë herë,
kështu është e shkruar; gratë të jenë dhembje
trëndafila të shartuara në ferrë.

Po duro, ec më tutje nëpër udhëkryqet e tua
derisa të kalojë një grua që i ngjan nënës tënde.
Nëse të vjen për të qarë
sapo ajo të zhduket tek një kthesë
Kthehu dhe vrapo i shpejtë si një mendje.

Eshtë taksur për ty, je taksur për të,
nuk ka nevojë për fjalë përgjërimi.
Ajo i di përmendësh prej shekujsh
çdo t’i thuash;
pa lindur poezia, as kënga, as shkrimi…