5 vatra aktive zjarri në Shqipëri, situata më delikate në Karaburun

328
Sigal

Ministria e Mbrojtjes ka reaguar në lidhje me situatën e zjarreve në vend, duke bërë të ditur se strukturat e mbrojtjes civile janë duke u përballur me flakët në 5 vatra zjarri, ku më kritiket ngelen ato të Karaburunit dhe Kurbinit.

“Ndërkohë, gjatë ditës së diel në Qendrën e Emergjencave Civile janë lajmëruar me dhjetëra vatra. Agjencia e Mbrojtjes Civile bën me dije se puna për normalizimin e situatës po vijon edhe në Karaburun, ku paraqitet rasti më i vështirë. Grupit të punës për shuarjen e flakëve u janë bashkuar edhe 85 forca të tjera, ndër të cilët 40 janë efektivë të FA. Po ashtu puna po vijon edhe në qarkun Fier, ku po punohet me mjete te tonazhit të rëndë.

Vatra aktive mbeten në fshatin Mazhicë, bashkia Bulqizë, ku zjarri ka djegur sipërfaqe me shkurre dhe ferra, por edhe në fshatin Delvinë, bashkia Përmet.  Puna po vijon për normalizimin e situatës edhe në fshatin Shikaj, bashkia Kukës, në fshatin Shetaj, bashkia Durrës, ku janë përfshirë nga flakët një sipërfaqe me shkurre, ullishte dhe pyll pishe”, thuhet në njoftim e Ministria e Mbrojtjes.

310721