Bilanci i fundit/ Regjistrohen 61 mijë viktima dhe 1 milion e 141 mijë persona të prekur nga koronavirusi në të gjithë botën

381
Sigal

Pandemia e koronavirusit ka përfshirë gjithë botën duke shënuar një numër rekord viktimash dhe personash të prekur. Ditën e sotme në total numërohen 61 mijë viktima. Numri i të prekurve është 1 milion e 141 mijë. Numri i personave të shëruar është 238 mijë.

Shteti me numrin më të madh të viktimave është Italia. Ky vend numëron sot, në total, 14681 të vdekur dhe 119 mijë persona të prekur.

Spanja është shteti i dytë për nga numri i viktimave. Sot në këtë vend numërohen, në total, 11 777 viktima dhe 124 mijë persona të prekur.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë vendi që ka numrin më të madh të njerëzve të infektuar. Të dhënat e sotme flasin për rreth 280 mijë persona të prekur dhe 7521 viktima.

Gjermania është vendi i katërt në botë për numrin e personave të prekur, por ka më pak viktima se shumë shtete të tjera. Në total në Gjermani numërohen 92 mijë të infektuar dhe 1299 viktima.

Franca ka arritur gjatë dy ditëve të fundit pikun e epidemisë me një numër të lartë viktimash. Në total në këtë shtet janë 82 mijë persona të prekur dhe 6507 viktima.

Në Shqipëri janë regjistruar gjithsej 333 raste me koronavirus dhe 18 viktima.