Komisioneri për të Drejtën e Informimit, Besnik Dervishi dhe Universiteti Mesdhetar nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi

1158
Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, z. Besnik Dervishi dhe Rektori i Universitetit Mesdhetar, z. Nexhmi Dumani, nënshkruan sot marrëveshjen e bashkëpunimit mes dy institucioneve. Kjo marrëveshje ka për qëllim kryesor koordinimin e kapaciteteve për zbatimin e projekteve të përbashkëta, sidomos, në drejtim të projekteve kërkimore-shkencore.
Në ceremoninë e nënshkrimit, z. Besnik Dervishi, vlerësoi se “njohja e legjislacionit të të dy këtyre fushave – privatësia dhe e drejta e informimit, nëpërmjet bashkëpunimit me institucionet e arsimit të lartëështë mjaft e rëndësishme. Zyra e Komisionerit po e konsolidon këtë traditë me disa Universitete në vend, me synimin për të nxitur edukimin shoqëror në respektimin e të drejtave themelore të njeriut”. Ndërsa, themeluesi i Universitetit Mesdhetar, z. Anastas Angjeli, u shpreh se “ky bashkëpunim vjen në një moment të përshatshëm dhe se angazhimi i institucioneve të pavarura, veçanërishtai i Zyrës së Komisonerit, kontribuon në zhvillimin e demokracisë në Shqipëri”.
Në këtëmarrëveshje është parashikuar ndër të tjera dhe funksionimi i Shkollës Dimërore “Informim dhe Privatësi”, në datat 25-26 janar 2018, qëështë, njëkohësisht, pjesë e aktiviteteve që Zyra e Komsionerit organizon në kuadër të Javës së Mbrojtjes së të Dhënave Personale.Në Shkollën Dimërore janë përzgjedhur për tëmarrë pjesë70 studentë dhe staf akademik e administrativ të Universitetit Mesdhetar, si dhe nga universitete të tjera.
Në ditën e parë tëzhvillimit tësaj pjesëmarrësit njihen me legjislacionine mbrojtjes së të dhënave personale, duke u fokusuar tek sistemet e videosurvejimit. Stafi i Zyrës së Komisionerit prezanton tema që kanë të bëjnë me median dhe mbrojtjen e të dhënave personale, apo dhe marrëdhënien e teknologjisë me privatësinë. Pjesëmarrësit njihen edhe me risitë e Rregullores Evropiane për Mbrojtjen e tëDhënave të Bashkimit Evropian, që hyn në fuqi në maj të 2018. Në ditëne dytë të Shkollës Dimërore, prezantohet legjislacioni për të drejtën e informimit dhe raste nga praktika e Zyrës së Komisionerit, njohuri mbi Internetin e Gjërave (IoT) në raport me privatësinë e qytetarëve, studimi “Privatësia dhe siguria e tëdhënave personale gjatë përdorimit të rrjeteve sociale nga grup-mosha 15-18 vjeç” dhe aplikacioni “IDP Ankesa”. 
Ceremonia e mbylljes së Shkollës Dimërore “Informim dhe Privatësi” dhe ndarja e certifikatave për pjesëmarrësit do të zhvillohet në 28 Janar – Dita Evropiane e Mbrojtjes së të Dhënave Personale, nëmjediset e Galerisë Kombëtare të Arteve.
Sigal