Presidenti Meta paralajmëron konferencë për mediat, ja kur do të mbahet

276
Sigal

Presidenti Ilir Meta ka lajmëruar se do të mbajë një konferencë për mediat sot në orën 13:15. Nuk dihet ende për çfarë do të flitet.

Një javë më parë, Presidenti mbajti një deklaratë nga oborri i presidencës ku bëri publike 14 pikat që u ka prezantuar në një platformë për daljen nga kriza ambasadorëve.

Nuk la pa përmendur shembjen e Teatrit Kombëtar, të cilën e quajti ngjarje shokuese që tronditi opinionin publik.

Meta shtoi se në pozicionin e tij si kreu i shtetit ka bërë gjithçka që palët të dialogojnë dhe të ecet përpara me Reformat në vend.

Një temë e nxehtë në vend mbetet Reforma Zgjedhore, për të cilën u mbajt një mbledhje prej katër orësh ditën e djeshme, ndërsa Këshilli Politik u mblodh sërish sot në orën 11:00.