Këshilla mjekësore-Ja si të largoni dhimbjen e nervit shiatik

526
Sigal

Kur disku që
gjendet midis unazave të kurrizit bën presion në nervin shiatik, atëherë vjen
deri te paraqitja e dhembjes, e cila përhapet përgjatë këmbës. Kjo është
dhembja shiatike, e cila di të jetë tepër problematike.

Dhembja fillon në bel, më pas shtrihet përgjatë këmbës,
deri në thembër.

Këmba mpihet, gjë që vështirëson lëvizjet. Dhembja mund të
jetë më e theksuar gjatë natës, pas qëndrimit të gjatë në këmbë, te teshtitja,
kollitja, etj. Natyrisht se duhet shkuar te mjeku dhe duhet përdorur ilaçet,
por më mirë është që, krahas tyre, t’i bëjmë edhe disa ushtrime.

Ushtrimet e zgjatjes mund të jenë të dobishme, meqë zbusin
inflamacionin dhe dhembjen. Natyrisht, në fillim nuk do të jetë lehtë, për çka
ushtrimet bëhen në mënyrë graduale.

Shtrijuni në një sipërfaqe të rrafshët, mblidheni këmbën
që ju dhemb dhe ngadalë tërhiqeni kah supi. Mbajeni këmbën ashtu për 30
sekonda. Më pas drejtojeni këmbën, pushoni pak dhe bëjeni këtë ushtrim edhe dy
herë