Burrel – Arrestohet 21-vjeçarja, përplasi një fëmijë

284

Një aksident ka ndodhur në periferi të qytetit të Burrelit mëngjesin e sotëm.

Një automjet tip “Mercedez Benz” i drejtuar nga Blerina Rami, 21 vjeçe, ka humbur kontrollin duke përplasur një fëmijë 9 vjec me inicialet N.K., i cili po ecte rrugës.

Forcat e policisë kanë arrestuar në flagrancë drejtuesen e mjetit, ndërsa fëmija është transportuar në spitalin e traumës Tiranë, në gjendje të rëndë shëndetësore. Vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.