Skandali i ri britanik: Qindra policë të akuzuar për abuzim seksual

439
Sigal

Pas hetimeve për ngacmim seksual të të miturve nga
ngjarja e ‘kampusit të futbollit’, tani mbi 300 punonjës të policisë janë
akuzuar nga qytetarët e zakonshëm të kenë bërë abuzime dhe ngacmime duke
shfrytëzuar “fuqinë” që kishin nga uniforma dhe pozitat që mbanin,
raporton BBC.

Skandali
doli në publik pas raportimit të Komisionit Inspektues të Policisë në Angli dhe
Uells, që flet  për periudhën dy vjeçare nga viti 2014 e deri në mars të
këtij viti (2016), në të cilën edhe epen emrat e të dyshuarve për ngacmime dhe
abuzime seksuale. Në mesin e viktimave të policisë, dalin të jenë edhe
shumë gra që i ishin drejtuar Policisë me kërkesë për ndihmë ngase nga burrat
në shtëpitë e tyre kishin përjetuar dhunë, ndërkohë që në vend të ndihmës
policët abuzuan me to.

“Kjo
është forma më e keqe e korrupsionit dhe shkeljes së detyrave dhe nuk mundemi
në asnjë rrethanë ta justifikojmë apo ta falim”, tha inspektori policor
Stephen Watson, i cili drejton një organ antikorrupsion në Policinë britanike.
Ndërkohë që ministri i Brendshëm Amber Rudd, e quajti raportin
“tronditës”, sepse “mund të minojë besimin e publikut në
Polici”.

Inspektori
policor tha se viktimat e dhunës ishin kryesisht njerëz që kishin përjetuar
dhunë në familjet e tyre, më pas njerëz të varur nga droga, punëtorët e seksit,
të arrestuar dhe grupe të tjera.

Ndërkohë,
në deklaratën nga Këshilli i Drejtorisë Policore Kombëtare (NPCC), abuzimet
seksuale janë cilësuar si “sëmundje”. “Abuzimet seksuale janë lloji më serioz i
korrupsionit. Kurrë nuk mund të shfaqen si të drejta apo të shpërfillen”,
theksohet në deklaratë. 

Ndryshe,
në Angli dhe Uells detyrën e ushtrojnë gjithsej 200 mijë nëpunës
policorë.