Kur ia merrte këngës Vasili,
s’ndihej zile nē Stogua.
Pushonte këngën bilbili,
thēllēza pērtej nē krua.
Lumi Vlorês aty pranê,
e ndalonte gurgullimën.
Flladi mbi pyjet matanê
e pushonte fëshfërimën.
Ndihej veç njê zē i ëmbël,
si flladitja mbi Lungar
që e ndjen kushdo në zemër,
Vasilin bilbilgjyzar.
Edhe hëna ledhatare,
që e ndiqte plot gëzim,
sonte nuk ndriçoka fare,
çurgon lotë me ngashërim.
Dhe pse ike nê Parajsê,
Nên një hije rigoni,
me këngët që ke lënë pas
cilindo e ngazēllon.
Merrja ti o Lumi Vlorës,
Trebeshinë e Pallarëng.
Ktheja ti o Qafë e Horës,
Vasil Sera rron në këngë.