Suplementi Pena Shqiptare/ Arsinoi Zengo: Dashuria në sytë e mi!

29
Sigal

“Nëse vërtet e do dikë, lëre të lirë të shkojë.

Nëse kthehet, është i yti përgjithmonë.

Nëse nuk kthehet, nuk ka qenë i yti kurrë”

Ishin këto fjalët që mbylla bisedën

teksa shoh nga xhamat e kafenesë

se nata kish pushtuar qytetin!

Ishte një bisedë interesante

mbas disa orësh me filxhanin e kafes para,

dhe tavlla e duhanit ishte mbushur plot cigare gjysëm të tymosura,

dhe për dreq ai katran na kishte zverdhur gishtat

dhe nuk kuptuam se si u sos paketa!

Kisha kaluar çaste tronditëse

kur ajo më shihte sytë të përlotur

hezitonte të më pyeste cfarë ishin gjithë ato pikëpyetje që po me mbysin!

-Po hë ç’të them : ju pergjigja!

Kaluan dy vite plot teksa mardhënia jonë ishte në perfeksion,

buzëqeshje, lumturi caste mahnitëse dhe kaq shumë dashuri sa ndonjëherë them

– A ekziston vërtet dashuri e tillë?!

Ajo me dorën mbështetur në qafën gjysëm të varur

me sytë gjysëm të dergjur në mallëngjim

, por ndërkohe dhe e mahnitur nga mënyra ime s

i unë po ja interpretetoja dashurine time ajo u zhyt në një realitet dhe

: – Hë vazhdo akoma më thuaj cfare ndodhi si jeni tani?

Unë me gjysëm buze të ngrirë dhe herë pas here

tentoja ta kafshoja sepse në fakt kisha siklet nga brënda meje! –

Po ja probleme të shumta kishin kaptulluar dashurine tonë,

dhe kish shume kohë që nuk po shihnim dot as njëri-tjetrin

dhe mendimet gjithmonë të çonin në ajo pika e fundit ekstreme

” me harroi…nuk më do më mbase….”

Sa shume duhet të sakrifikojmë në dashuri sa shume…..

E nëse ajo është e vërtetë ja vlen!!!

Me pjekuri dhe maturi jam mbyllur në veten time dhe kam analizuar mjaftueshëm,

problematika të ndryshme apo caste mërzie

të cilat na bëjnë të distancohemi fizikisht por jo shpirtërisht!

Ky ishte hulumtimi që bëra për një periudhë disi të mjaftueshme!

Por kurë se si nuk do mund të heq dore nga dashuria dhe qëndrimi im krah tij!

-Nuk di nesë po përjetoj një ëndërr apo një realitet:

po përshperiste mikja ime,

dhe lëshoi koken mbi tavolinë dorën e dergji mbi shpatullën time

….epo shoqe kam ama dhe buzëqeshi plot hare!

Do mund të thoja se sprova të shumta na venë në jetë

por ama nëse ekziston diçka e fortë e pastër dhe sublime

brënda nesh asgjë nuk mposht dashurinë e vërtetë!

Kish shkuar ora 23:00 tashme, kamerieri po priste të na çonte nga tavolina,

ndërsa bora kish mbuluar bulevardin ne endeshim me dashurinë!

“Te mos duash nga frika se do vuash eshte njësoj si te mos jetosh nga frika se do vdesesh”….