Hetimi për Koncesionin e sterilizimit, ish-ministri Beqaj paraqitet në SPAK

26
Sigal

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj është paraqitur sot në ambientet e SPAK.

Kjo në respektim të masës së sigurisë “detyrim paraqitje” të caktuar nga Gjykata e Posaçme për koncesionin e Sterilizimit.

Kujtojmë se Beqaj po hetohet nga SPAK nën akuzën e shpërdorimit të detyrës për koncesionin e sterilizimit gjatë kohës që mbante postin e ministrit.