Novak Djokovic vizitë në kampin e refugjatëve në Serbi

471
Numri 1 i renditjes botërore në tenis, Novak Djokovic, i cili është Ambasadori i Vullnetit të mirë të UNICEF-it, zhvilloi një vizitë në kampin e emigrantëve në Serbi. Gjatë vizitës së tij, 28-vjeçari deklaroi se kjo situatë e trishton jo pak. “Po shoh fëmijë që nuk e dinë ende nëse do të kenë një banesë, ushqim apo ujë për të pirë. Ata nuk e dinë se ku po shkojnë dhe se çfarë u ka rezervuar e ardhmja. Mua personalisht kjo situatë më trishton”, tha sportisti serb.Djokovic më pas bëri apelin e tij që çdokush të japë ndihmë për përballimin e kësaj krize: “U kërkoj të gjithë njerëzve të shfaqin zemrën dhe vullnetin e tyre të mirë. Jam i sigurt se nësë të gjithë të rriturit e ndjejnë përgjegjësinë dhe përpiqen të bëjnë diçka, atëherë këta fëmijë do të kenë një bazë dhe të drejtat e tyre do të jenë të mbrojtura”.
Sigal