Simone Inzagi: Llogariteni edhe Lacion, jemi pretendentë për titull

461
Simone Inzagi po kalon një moment fantastik në krye të Lacios, ku ka marrë 22 pikë në 9 javët e para, po aq sa Juventusi i vendit të 3-të. Pritjet e Strakoshës dhe golat pa mbarim të Imobiles po e çojnë Lacion drejt kualifikimit në Europa Ligë, por po e rendisin edhe në pozicione të mira në tabelën e Serisë A.
“Kemi bërë një start shumë të mirë të sezonit. Është herët për të folur për titullin, por nëse deri në mars jemi në këto pozicione, edhe mund të pretendojmë. Kemi mposhtur skuadra si Juventusi dhe Milani, ndërsa gabimi I vetëm ka qenë ndaj Napolit”, deklaroi Inzagi.
Sigal