Superiorja në dy ditë, datat dhe oraret e ndeshjeve

95
Sigal

Do të luhen në fundjavë ndeshjet e vlefshme për javën e 31 në Abissnet Superiore.

Kampionati është futur në një fazë të nxehtë, ku skuadrat luftojnë me të gjitha forcat për objektivat.

Pesë ndeshjet e kësaj jave janë ndarë në dy ditë. Bylisi pret në shtëpi Laçin, ndeshje që do të startojë në orën 15:00. Ndërkohë 3 orë më vonë, në “Niko Dovana” të Durrësit do të luhet sfida mes Erzenit dhe Partizanit.

Të dielën, në orën 15:00, Tirana pret në “Elbasan Arena” Kastriotin, ndërsa në të njëjtin orar Kukësi përballet me Teutën.

Java e 31 mbyllet me sfidën mes Egnatias dhe Vllaznisë, dy skuadra që objektiv kanë Europën.