SUPERIORE/ Flet për “Telegraf” ish-futbollisti i Partizanit dhe i Kombëtares, Mjeshtri i Madh Genc Tomorri
Agron KAJA

Një nga drejtuesit e Partizanit për disa sezone, ish-futbollisti Genc Tomorri, në analizën e tij për 11 javët e luajtura në Abissnet Superiore të këtij sezoni, shprehet se ngjeshja e skuadrave në renditje, tregon faktin se kampionati ka nisur shumë ashpër në shumë drejtime. “Unë them se ky kampionat ka nisur shumë i ashpër në shumë drejtime, e cila shprehet kryesisht në ngjeshjen e skuadrave në renditje dhe me surprizën ku të gjithë janë në luftë për pikë. Si rrallë herë, Partizani e Tirana janë poshtë në renditje, por janë edhe tre faza që do duhet të rikuperojnë. Por në këto 11 javë, formë më të mirë kanë treguar Vllaznia, Dinamo, Elbasani, Egnatia e Teuta, por deri diku edhe Vora. Ndërsa Egnatia nuk është atje ku mendohej në shkëlqimin e saj, por mbetet konkurrente”, kështu e nisi dje specialisti i futbollit, Mjeshtri i Madh Genc Tomorri në gazetën “Telegraf”. Madje ai ka mendimin se renditja në këto 11 javë në disa skuadra i ka kaluar pritshmëritë. “Po ta shohësh renditjen e 11 javëve te Partizani, Tirana e Flamurtari, them se prej tyre pritej më shumë. Kryesisht Partizanin nuk e prisnim kështu me lojë dhe pikë, edhe pse në fitoren me Teutën në Durrës tregoi pjesë të vlerave të tij. Ka një ndryshim, por ka edhe 25 javë që mund të rikuperojë, kryesisht me merkaton që mund të bëhet gjatë muajit janar”. Genc Tomorri shprehet se ndeshjet e Vllaznisë, Dinamos, Egnatias e deri diku Partizanit, kanë patur nivel të mirë teknik. “Nga ana teknike e taktike, mendoj se kanë qënë shumë ndeshje të mira kanë qënë ato të Dinamos, Vllaznisë dhe Egnatias, deri diku edhe Partizani në fazën e parë. Në tërësi, skuadrat kanë ende për të dhënë në këto 25 javët e tjera të kampionatit. Qëndroj përsëri te Partizani, i cili ka zhvilluar edhe ndeshje të mira, por kujtoj ndeshjen me Teutën në përmbysjen e rezultati dhe shpirtin e garës. Morali dhe shpirti i garës, besoj se do ja dalin. Në treguesin e shënimit të golave, mendoj se janë të pakët, dhe këtu gjej një arsye. Golat tregojnë se trajnerët preokupohen më shumë për mbrotjen”. Në përfundim specialisti Genc Tomori përqëndrohet tek ndeshjet e javës së 12-të. “Në këtë javë të 12-të do kemi dy kryendeshje: Partizani-Vllaznia dhe Dinamo-Elbasani. Të gjitha do jenë ndeshje të forta dhe interesante, sepse skuadrat vijnë pas këtij pushimi dy javor kur kanë pasur kohë për rikuperime fizike dhe ndonjë përmirësim në aspektin taktik. Partizanin e mendoj në zonën “Final 4” për titullin”, ishte kjo biseda me specialistin e futbollit, Mjeshtri i Madh Genc Tomorri.
Orges Shehi te Partizani? Edhe Teuta në horizont
Mediat sportive shqiptare, por edhe ato kosovare, kanë disa ditë që merren me merkaton për bankinën e Partizanit. Emri më i lakuar ka qënë Orges Shehi, por vetë durrsaku dje ka deklaruar se nuk ka pasur asnjë bisedë konkrete. Ndërkohë që po këto zëra mediatike janë shprehur se, opsion real për të Shehin është edhe skuadra e Teutës, ku pas humbjes në Durrës me Partizanin, drejtuesit kanë nisur “qetë” punën për bankinë të re.

ABISSNET SUPERIORE
SEZONI 2025-2026
Ndeshjet-Java e 12-të
E shtunë, 22 nëntor 2025
Dinamo C-AF Elbasani 17:00
Egnatia-Bylis 17:00
Flamurtari-Tirana 17:00
Partizani-Vllaznia 17:00
Vora-Teuta 17:00
RENDITJA
Skuadrat Nd P
1.Vllaznia 11 23
2.AF Elbasani 11 23
3.Egnatia 11 19
4.Dinamo City 11 18
5.Teuta 11 15
6.Vora 11 14
7.Bylis 11 12
8.Partizani 11 12
9.Flamurtari 11 8
10.Tirana 11 6
KATEGORIA E PARË
Gjashtë skuadra i kanë larguar trajnerët në fazën e parë

Deri në mbyllje të fazës së parë, gjashtë skuadra kanë ndryshuar. Pas ndeshjeve të javës së 11-të, kryefjalë ishte AF Luftëtari, pasi humbja me Kastriotin 1-3 solli reagimin e klubit gjirokastrit, që vendosi të shkarkojë trajnerin dhe gjithë drejtuesit. Nga bankinat, i pari që u largua ishte Emiljano Çela nga Besa, ndërsa në mbyllje të javës së katërt u largua trajneri i Lushnjës, Erion Xhafa. Në mbyllje të javës së gjashtë u larguan edhe dy trajnerë, Ardian Mema nga Pogradeci dhe Sedat Pajaziti nga Kukësi. Largimi i pestë ishte italiani i Laçit, Stefano Senigagliesi, dhe largimi i Besmir Shabani nga Luftëtari i gjashti. Momentalisht, Emiljano Çela është i vetmi trajner që ka drejtuar dy klube në 11 javë, Besën dhe Pogradecin.
Ndeshjet-Java e 12-të
(E para-faza e dytë)
E dielë, 23 nëntor 2025
Apolonia-Kukësi 14:00
Burreli-Skënderbeu 14:00
Kastrioti-Besa 14:00
Korabi-AF Luftëtari 14:00
Laçi-Iliria 14:00
Lushnja-Pogradeci 14:00
RENDITJA
Skuadrat Nd P
1.Skënderbeu 11 28
2.Laçi 11 21
3.Pogradeci 11 18
4.Iliria 11 16
5.Burreli 11 16
7.Korabi 11 13
6.Apolonia 11 13
9.Kastrioti 11 13
10.Lushnja 11 12
10.Besa 11 11
11.AF Luftëtari 11 9
12.Kukësi 11 5






















