Irak, 124 persona diagnostikohen me sëmundjen e kolerës

388
Iraku, i cili po ballafaqohet me rimarrjen e territoreve të saj nga grupi Shteti Islamik, po përballet me një tjetër problem të madh. Ky vend është përfshirë nga sëmundja vdekjeprurëse e Kolerës. Ministria e shëndetësisë ka thënë se nga java e kaluar, kur është bërë evidentimi i rasteve të para me këtë sëmundje, deri më tani janë identifikuar 121 raste. Të paktën katër persona kanë vdekur dhe sëmundja po përhapet shumë shpejtë, në provincën Abu Ghraib dhe pjesët tjerë. Së paku 54 persona janë identifikuar edhe në kryeqytet. Kolera kryesisht vjen nga përdorimi i ujit dhe ushqimit të papastër. Kryeministri i Irakut, Haider al-Abadi ka urdhëruar për masa urgjente në këtë drejtim. Kjo përfshinë teste të përditshme të ujit të pijes si dhe furnizim me ujë të pijshëm për familjet që janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre, nga grupi i Shtetit Islamik.
Sigal