500 emigrantë të bllokuar në varrezat hungareze

462
Hungaria nisi ndërtimin e një tjetër muri kundër emigrantëve. Këtë herë në kufi me Slloveninë. Zëdhënësi i qeverisë Zoltan Kovac bëri të ditur lajmin. Për momentin policia dhe ushtarët janë impenjuar për të sistemuar gardhe me gjemba në vendkalimin Tornjisentmiklos-Pince. “Kjo është një masë parandaluese,” tha ai Kovaç. Ndërkohë 500 emigrantë po qëndrojnë në një varrezë të Kishës Ortodokse në tokën e askujt mes Serbisë dhe Kroacisë. Policia kroate sot bllokoi hyrjen e tyre nga Serbia, pranë Tovarnik, një ndër pikat kufitare kyçe të hyrjes së emigrantëve në rrugën e tyre drejt Evropë Perëndimore. Fluksi i emigrantëve kryesisht nga Siria, Iraku dhe Afganistani ka shkaktuar tension mes dy shteteve Serbisë dhe Kroacisë, të cilat kritikojnë njëra tjetrën në lidhje me mbylljen e kufijve dhe të trafikut. Kroacia akuzon Serbinë se po i drejton emigrantët drejt kufijve kroatë në vend të orientimit të tyre më në veri drejt Hungarisë.
Sigal