“Meteori” shemb kodrën në Rusi

459
Sigal

Një rrëshqitje masive dheu ka bërë të besohet se Rusia është goditur nga një metor.

Pamjet nga rajoni i largët i Khabarovskit  tregojnë lumin Bureya, 627 km të gjatë, të mbuluar nga pjesë të mëdha toke e shkëmbinjsh.

Dherat rrëshqitën nga një kodër e madhe, ku gurët u rrëzuan në shtratin e lumit duke formuar aty një kodër të re.

Vetë toka shfaqet e mbuluar nga pemë të rrëzuara dhe dëborë.

Alexey Maslov, kreu i Verkhnebureinsky, tha: “Po përpiqemi të gjejmë shpjegimin për këtë incident. Unë insistoj se bëhet fjalë për një meteor.”

Ndërsa mendimi i tij u mbështet nga një ekspert rus Evgeny Zubko.

Ai beson se një objekt ra në kodër duke e shkatërruar atë dhe e hodhi në shtratin e lumit.