Obama, takim me Putinin në Nju Jork

497
Ukraina pritet të jetë çështja më kryesore e diskutimeve, kur Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama të presë homologun e tij rus, Vladimir Putin, gjatë javës së ardhshme në Nju Jork. Lajmi është bërë i ditur nga Shtëpia e Bardhë gjatë kësaj të enjteje, ndërkohë që është konfirmuar edhe nga Kremlini, i cili nga ana e tij pretendon se takimi i planifikuar mes dy presidentëve më 28 shtator, në Nju Jork, është organizuar me “marrëveshje të përbashkët” dhe do të fokusohet te Siria. “Kur Presidenti ynë të ulet në të njëjtën tryezë me Presidentin Putin, çështja kryesore e axhendës së tij do të jetë Ukraina”, ka thënë zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Josh Earnest, gjatë një njoftimi të shkurtër.
Sigal