Si e përshkruan Kadare  Romën  në vitin 1968, te rruga”Gjergj Kastrioti”

427
Sigal

Dossier/ Pikënisja   fillon  në gazetën ”Drita” në janar të vitit 1968 ku Kadare publikon  një skicën  “më të njëtin titull

Gëzim Llojdia

1.Ismail Kadare në vitet ‘60 ishte  një shkrimtar,  që po pushtonte qiellin e letrave shqipe. Midis botimeve të shumta të shkrimtarit është  romani “Kështjella”  një roman i shkrimtarit shqiptar me famë mbarë botërore botuar fillimisht në vitin  1970 në Tiranë.  “Kështjella” lindi në 1970,  mirëpo më parë në shtypin  e kohës ndoshta mund ti ketë pasur indiciet nga zbulimi i rrugës me emrin e kryetrimit shqiptar ’Gjergj Kastrioti”  gjatë  kthimit në atdhe në shtetin fqinj në kryeqendrën romake. Shkrimet dhe skicat  e hedhura  gjatë asaj kohe ndoshta i kanë krijuar shkrimtarit  sfondin për një roman me një titull  të thjeshtë. Kjo vepër pasqyron rrethimin e një kështjelle shqiptare nga trupat turke në krye me kryekomandantin Tursun Pasha. Kadare e merr subjektin nga historia e popullit shqiptar, qëndresën dhe luftërat e popullit shqiptar nën udhëheqjen e heroit tonë, Gjergj Kastrioti. Një natë nëntori rigonte shi i imtë. Duke ecur  në rrugët e Romës së vjetër shkrimtari   ndeshet me rrugën, që mbanë emrin e Gjergjit, kryetrimit shqiptar. Mirëpo kryetrimi shqiptar kishte shkuar 5 pesë shekuj më parë atje…

2.

Pikënisja  ndoshta fillon  në gazetën ”Drita” në janar të vitit 1968 ku shkrimtari I.Kadare publikon  një skicë me tre rradhojë  me titull: “Këtu ai erdhi pesë shekuj më parë”. Është një skicë që lexohet shpejt rrjedhshëm dhe të mbetet ndër mend. Por aty zbulon banesën, rrugën dhe sheshin që kanë emrin e kryetrimit shqiptar Gjergj Kastrioti.

3.

Në prologun  e kësaj ese-je shkrimtari I.Kadare tregon me një pasazh të shkurtër Urën e  famshme të Qabesë.

…Si në çdo përshkrim letrar, shkrimtari me famë botërore, edhe këtu nis të tregoj fillimisht për   urën e  Qabes, imazhin e të cilës duket se  e ka parë poshtë muzgjeve nga ku kalojnë avionët. Nga drita dhe zjarret që çanin errësirën e gjirit Persik.

….Shkrimtari e fillon me fjalët: “Po udhëtojmë drejt atdheut. Kemi bërë një udhë shumë të gjatë duke ndërruar shumë avion nëpër aeroporte të ndryshme e të çuditshëm. Gjumin e kemi bërë copë-copa duke flutruar përmbi shkretëtira të pafundme, mbi qytete të panjohur që shkëlqejnë aty këtu si gjerdan xhevahires, mbi copra të errëta detesh e oqeanesh. Ç’janë ata zjarre që ndriçojnë atje poshtë në formën e   trekëndëshi vigani!? Ndoshta janë zjarret mbi gjirin Persik apo puse nafte që digjen këtë natë të ftohtë?!

Ndoshta diku poshtë nesh midis shkretëtirës  është ajo ura e famshme për të cilën flet kënga popullore. Ngadalë me zë të ulët fare të ulët ne ia marrim këngës së Urës së Qabesë. Në avionin e madh të shoqërisë ndërkombëtare  midis  dritave, komfortit në lartësinë 15 km midis kaosit të errësirës vjen kënga  popullore  dhe hyn si në shtëpinë e vet. Pa u hutuar nga errësira nga lartësia,  nga njëri kontinent që po mbetet pas dhe nga tjetri që po avitet…”

Mendohej se aso kohe Kadare ishte shkrimtari i ri qe po hynte vrullshëm në letrat shqipe   dhe shkruante romane dhe poezi që botoheshin mirëpo edhe studimi i tij  bënte pjesë në perlat e krijimtarisë së autorit. Libri “Autobiografia e popullit në vargje” përmban shënime, që janë botuar e shkruar në shtypin letrar të viteve ’70, nga autori. Në një studim për këngën popullore  mund ta gjeni te: ”Autobiografia e popullit në vargje” ku shkrimtari niset pikërisht nga ky vargëzim i bukur popullor:”Mbeç more shok mbeçë……përtej Urë së Qabesë”…

3.

“…Përpara se të mbërijmë  në Shqipëri ndalemi pak ditë në Romë. Është ndalesa e fundit. Shëtisim me një nga maqinat e ambasadës  nëpër rrugët e Romës. Është ftohtë Nëntor. Natë! Ne lemë rrugët e ndriçuara  kryesore  dhe futemi në labirintet e rrugicave të qendrës së Romës. Kjo është Roma e vjetër. Rrotat e maqinës vërgëllejnë mbi asfalt. Një tabelë! Rruga “Gjergj Kastrioti”. Një rrugë e ngushtë  mesjetare, që zbret tatëpjetë, më tutje një shesh i vogël, ”Sheshi Skënderbe”. Maqina jonë ndalon përpara një ndërtese  të vjetër mesjetare. Është pothuajse mesnatë. Ne dalim nga maqina. Bie një shi i hollë tek porta e ndërtesës është një pllakë me mbishkrim:”: “Këtu ka bujtur disa ditë Gjegj Kastrioti nën dritën e elektrikut portreti i tij i gdhendur mbi portë, duket i zbehtë dhe pak i menduar. Grilat e ndërtesës së vjetër janë  të mbyllura. Diku thellë dëgjohet një gramafon. Këtu ai erdhi  pesë shekuj  e ca më parë, zbriti nga kali,hyri te kjo ndërtesë. Banorët e shtëpive rreth e rrotull dolën nëpër dritare për të parë mysafirin e huaj e të largët, që  vinte  nga vendi  ku ditë e natë bëhej luftë  e tmerrshme. A i kalonte çdo ditë nëpër këtë rrugë të ngushtë për të shkruar në Vatikan. Tringëllimi i patkonjve të kalit të tij dhe të kuajve të rojeve jehonte si një breshëri  e shkurtër nëpër kalldrëmin e vjetër. Çdo ditë kthehej  më i ngrysur. Bisedimet çdo ditë venin keq e më keq. Këto bisedime të gjata  me priftërinjtë hipokritë dhe intrigantët e lodhnin  atë më shumë se fushat luftimit. Në dhomën e tij kishte dritë gjer vonë. Ai punonte. Mbi ballin  e tij shtrirë nëpër rrudhat  e buta ishte meraku për atdheun, që e priste  atje  në lindje ,midis maleve  dhe mjegullave…

4.

…Ne nuk flisnim fare…Këtë  thjeshtë mund ta quajmë epilogun e ditës.

…Nëpër duar, në xhepa, ne mëndje  mundohemi të  mbledhim tringëllimat e largëta të patkonjve. Shiu nuk pushon. Hipim në maqinë dhe largohemi përsëri nëpër labirintin e errtë të rrugëve  të ngushta. Nesër do të nisemi për në Shqipëri. Nesër duke kaluar përmes aeroportit të huaj në do të nxjerrim pasaportat tona me kapak në të cilat është shtypur me germa të forta: “Republika Popullore e Shqipërisë”.

Punonjësit e ndryshëm të aeroportit, stjuardesat do ti shikojnë ato me respekt dhe do të na thonë; “Kaloni!”. Ne do ta kalojmë dhe do të na vijë ndërmend se në shkronjat e pasaportës në vulat siglat, vizat e kalimit në fjalën e shkurtër ’kaloni’ ka pjesën e vet  edhe shpata e Gjergj Kastriotit