SIDROMA  E  SHTETIT  PARTIAK/ Libri i ri  Vladimir Lulaj: * Ka 32 vite që nuk zbatohet Statusi i Ushtarakut

219
Sigal

 

* Në Shqipëri Ligji nuk është “Mbret..”

 

Parathënie

 

  1. Pushtetet politikë superligjorë, prepotentë dhe jollogaridhënës të dyadës PS – PD, pas marrëveshjes antikushtetuese Sali Berisha – Edvin Rama, të firmosur prej tyre më 21 Prill 2008, kanë shkelur haptazi Kushtetutën, por nuk janë ndëshkuar prej 32 vitesh për moszbatimin me dashje të ligjit organik të Statusit të Ushtarakut.
  2. Parlamenti i sunduar nga partitë-shtet, Gjykata e Lartë politike e sistemit të zakonshëm të gjykimit, gjithë kryeministrat linearë e Presidentët e tillë të Republikës; Ministria e Ekonomisë, (Instituti i politizuar i Sigurimeve Shoqërore,) Ministria e Mbrojtjes dhe Ministria e Drejtësisë nuk e konsiderojnë ligjin si “mbret..”; por janë palë që bashkëpunojnë fshehtazi dhe haptazi për moszbatimin e statusit të ushtarakut.
  3. Artikujt denoncues mëtojnë prova e fakte sinjikative për diskriminimin antiligjor të komunitetit të ushtarakëve prudentë e patriotë; ku prezantohet dukshëm veprimtaria shoqatave “Flamuri i Kombit” (F. K) dhe “Lidhja Kombëtare e Ushtarakëve Atdhetarë të Shqipërisë” (L.K.U.A.SH); përballë pushteteve politikë delirantë, që shkelin haptazi ligjet e shtetit ende të munguar juridik.
  4. Botimi përcjell mesazhin se shtetit partiak ekzistues i mungon ndërgjegja funksionale e Shtetit Ligjor; i cili aktualisht sundohet nga pushtetet e përkohshëm jollogaridhënës politikë të partive-shtet.
  5. Ky libër mëton e denoncon mosgjykimin kushtetues përfundimtar, në një séancë plenare, nga ana e Gjykatës Kushtetuese, lidhur me objektin konkret të parashturar nga shoqatat FK e LKUASH…; për shkakun grotesk se Gjykata Kushtetuese dhe kryetaria e Saj kontrollohen, bllokohen e “komandohen” nga drejtoria juridike dhe sekretari i përgjithshëm i këtij institucioni, ose administrata partiake e pushtetit të deleguar qeverisës politik..; që s’dëshiron zbatimin e ligjit organit të statusit të ushtarakut.
  6. Ky libërshtjellon faktin “uluritës..” se në Shqipëri sundon shteti partiak jollogaridhës dhe destruktiv i dyadës superligjore PS – PD; të cilat nuk lejojnë të ndërtohet dhe funksionojë shteti i munguar juridik..; sepse e shohin si rrezik për interesat e tyre antipopullore sundimin e shtetit llogaridhënës ligjor.
  7. Në këtë kuadër mëtohen përpjekjet e vijueshme të intelektualëve mendjehapur dhe vizionarë, të “ish…” ushtarakëve atdhetarë të organizuar në disa shoqata kombëtare si SHKURSH, AKUSH dhe LKUASH..; të cilat ende nuk janë bashkuar rreth kauzës së zbatimit të ligjit organik të statusit të ushtarakut..; për shkak se pushtetet e deleguar politikë dhe agjenturat e tyre, me militantë lakej dhe mercenarë pa personalitet atdhetar dhe patriotik.., antiligjërisht nuk lejojnë të gjejë zbatim statusi ligjor organik i ushtarakut.
  8. Diapazoni i kësaj “pandehme juridike..” përfshin fakte, qëndrime, kërkesa, shpjegime dhe mëtime konkrete, që flasin për luftën e vendosur të shumë ushtarakëve atdheta; të cilët kanë besuar për 30 vite rresht te forca e energjisë positive, te fryma e mbartur juridike e shtetit ligjor të ndarë nga pushteti i përkohshëm i deleguar politik, i cili, për fat të keq, ka krijuar pengesa të panumërta subjektive dhe anti-kushtetuese për moszbatimin e statusit të ushtarakut, sepse, nëse do të gjente zbatim ky ligj organik, atëhere në Shqipëri do të kishte një komunitet të pavarur nga lojrat e pista të partive shtet, të lirë nga skllavëria shtypëse, reaktive, mendjehapur dhe oponente konstruktive ndaj pushtetit destruktiv partiak, që mban prej tre dekadash të pushtuar dhe nën sundim partiak pushtetet shtetërorë legjislativ dhe gjyqësor.
  9. Në libër mëtohen përpjekjet e vendosura të liderëve të shoqatave “Flamuri i Kombit” Shqiptar dhe “Lidhja Kombëtare e Ushtarakëve Atdhetarë” për mbrojtjen e të drejtave të ushtarakëve, të cilët vazhdimisht kanë kërkuar triumfin e frymës ligjore të shtetit juridik llogaridhënës, i cili ka aftësinë të konsiderojë dhe trajtojë pushtetin e përkohshëm të deleguar politik thjesht si administratë e përkohëshme politike e pushtetit të pavarur permanent shtetëror ekzekutiv.
  10. Asnjëherë ushtarakët demokratë, qytetarë mendjehapur dhe liderë të vërtetë, siçë janë zotërinjtë e talentuar Aleksandër Mihali, Andon Dhano, Besnik Malocalaj, Ali Hyka, Lato Tasha Zhupa, Riza Danaj, Dilaver Goxhaj, Asim Janushi, Bibë Kaza, Foto Soko, Novruz Sulejmani, Fatmir Duraj, Selim Hoxha dhe të tjerë; nuk u lodhën dhe nuk hoqën dorë nga qëndrimet e tyre intelektuale, atdhetare, patriotike dhe gatishmëria permanente për të luftuar ndershmërisht, me mjete juridike dhe besim të pasosur te rendi kushtetues, për zbatimin e statusit të ushtarakut, parë kjo si një betejë strategjike fillestare për të konfirmuar ekzistencën dhe vizionin e një vullneti shtetëror legjislativ permanent për ndërtimin e Shtetit të munguar Juridik.
  11. Lexuesit do të gjejnë, të zbërthyer në dhjetra artikuj të ndryshëm hulumtues dhe studimorë, faktin se në Shqipëri nuk sundon “ligji mbret..”, por shteti partiak superligjor e jollogaridhënës i matricës antipopullore..; që, pas marrëveshjes antikushtetuese të firmosur nga pseudopolitikanët Berisha – Rama më 21 Prill 2008, ka venë nën zgjedhë pushtetet “e pavarur” shtetërorë inekzistues ..; të cilët sillen si ‘lakej e mercenarë’, ose shërbëtorë të bindur ndaj pushtetit politik antipopullor.
  12. Sigurisht libri shpërndan mesazhe të rëndësishme dhe mëton fakte të jashtëzakonshme, të cilat hedhin dritë mbi veprimtarinë antikushtetuese dhe antipopullore të shtetit partiak, i cili sundon, në emër të “frymës së demagogjisë globaliste”, si mafie superligjore dhe jollogaridhënëse ndaj shtetit të munguar juridik, që de facto gulcon nën neodiktaturën partiake që ka pushtuar pushtetet e pavarur shtetërorë.
  13. Zhgënjimi që ka ndjerë autori i këtij libri dhe miqtë e tij bashkëpunëtorë, të lartpërmendur, për formatimin e brendisë literale, ndihet qartasi te fakti se kanë pasur pritshmëri të jashtëzakonëshme te veprimtaria e gjykatës së re kushtetuese; e cila, për fat të keq, lidhur me çëështjen e zbatimit të ligjit organik të statusit të ushtarakut, nuk disponon kurajon dhe ndërgjegjen e domosdoshme për të mbrojtur ligjin themelor më të rëndësishëm të Shtetit Juridik, por pranon, kontrollin e ushtruar nga administrata partiake e pushtetit të deleguar dhe të përkohshëm politik, e cila nuk lejon që Gjykata Kushtetuese të shpallë absolutisht të pavlefshëm VKM nr.5/2010, VKM nr.252/2011, ligjin absolutisht të pavlefshëm nr.10367/ 2010; si dhe Vendimin Unifikues me brendi antikushtetuese Nr.3/2016 të Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë, të cilët bien ndesh haptazi me nenet 4, 7, 15, 42, 48 dhe 81 pika 2 të Kushtetutës sonë.
  14. Botimi i këtij libri bie si kambana e energjisë positive, që paralajmëron jo vetëm ndërgjegjet ende të fjetura të komunitetit të ushtarakëve atdhetarë, por edhe krejt shoqërinë civile lidhur me domosdoshmërinë e pranimit të ´dështimit real´ të shtetit të diktaturave partiake, si dhe nevojën e ndryshimit të klasës politike destruktive antipopullore, e cila, duke sunduar dhe keqqeverisur për tre dekada rresht republikën lehonë, pas lindjes reale të shtetit juridik, ka penguar rritjen e konsolidimin e tij dialektik, nëpërmjet moskultivimit të mentalitetit dhe kulturës së sundimit të Sovranit Ligj.

Ushtarakët nuk e shesin atdheun për t’u pasuruar

Ushtarakët janë për të mbrojtur atdheun dhe jo ideologjinë e pushtetit politik qeverisës

– Gjithmonë dështojnë modelet e partisë – shtet

– Ushtarakët vdesin për të mbrojtur Popullin, por nuk e shesin Atdheun për t’u pasuruar

Vladimir Lulaj

 

Mund të shpresojmë se faktet e poshtëshënuara do të vlerësohen drejt nga të gjithë; por jemi krejt skeptikë se mund të mbahen parasysh nga berishianët mëndjembyllur dhe shumë pak patriotë; të cilët nuk e kanë aspak problem “të falin detin dhe vatanin” për ’1 euro’ te biznesmenët e hua, por zor të ndryshojnë urgjentisht kursin diskriminues, antiligjor dhe të pa precedent, që po ushtrojnë kundër interesave ekonomike të shtresës së ish ushtarakëve të urtë dhe patriotë.

Ushtarakët janë për të mbrojtur atdheun dhe jo ideologjinë e pushtetit politik qeverisës

 

Asnjë turp historik nuk bie mbi ish- ushtarakët aktivë, që kanë shërbyer në forcat e armatosura të Shqipërisë gjatë kohës së luftës së ftohtë; sepse ata s’kanë qenë politologë dhe demagogë, por oficerë dhe nënoficerë profesionistë cilësorë, syzgjuar ditë e natë dhe të gatshëm për të mbrojtur me gjakun e tyre lirinë dhe pavarësinë e atdheut, që kurrsesi s’mund të barabitet me ideologjinë e pushtetit partiak.

Ushtria shqiptare nuk mund ta mbronte paqen ushtarakisht duke përdorur frazeologjitë boshe të komisarëve politikë, por veprimtarinë e imponuar luftarake për të mposhtur agresorët eventualë; të cilët nuk druheshin nga matrica e doktrinës politike enveriane, por nga atdhedashuria dhe aftësitë mbrojtëse të forcave ushtarake patriotike në shërbim të popullit; pikërisht ky faktor strategjik ka shmangur rrezikun e luftës dhe me sakrifica të heshtura ka garantuar paqen.

Siç dihet nga të gjithë ushtria jonë asnjëherë s’ka zhvilluar kundër popullatës genocide  të tipit ‘gërdec’; nuk ka marrë pjesë në ndonjë luftë civile dhe as ka ushtruar violencë kundër armiqve të brendshëm; por kurdoherë ka qenë e gatshme për të mbrojtur kufijtë detarë, tokësorë dhe ajrorë të Atdheut nga çdo agresor eventual i huaj, që do guxonte të na shkelte vatanin.

Ndryshe nga ç’bëjnë sot demagogji ish komunistët, e konvertuar në ‘superliderë demokratë’, si përshembull kryeministri aktual, z. Sali Berisha; faktet treguan se ish ushtarakët nuk ishin të indokrinuar, të kushtëzuar, të trupëzuar, ose të varur pa kushte nga teoria dhe praktika e  nomenklaturës së byrosë politike ramiziste; apo nga pikëpamjet egocentriste dhe qëndrimet ideologjike të diktaturës partiake enveriane. Oficerët patriotë asnjëherë nuk e konfoduan dhe as e barabitën Popullin dhe Atdheun me trillet dhe fatin personal të liderëve të përkohshëm politikë; sepse famëmadhin Imperativ Kategorik Atdhetar ata e konceptuan si tabu të paprekshme e të shenjtë, që duhej mbrojtur pa rezerva dhe me çdo sacrificë, përfshi edhe vetë jetën e tyre.

Demokracinë politikisht s’e sollën ushtarakët,  por e degjeneruan ‘kapardinat e bardha’…

 

Berishianët, egocentristë, por aspak analitikë, ndonëse kanë kaluar mbi 20 vjet nga rrëzimi ‘paqësor’ i diktaturës politiko – policeske enveriane, ende nuk e kuptojnë rolin dhe kontributin historik të shtresës së ish ushtarakë lidhur me ndryshimin e sistemit ekonomiko shoqëror të vendit; madje me reagime egocentriste duan të provojnë idenë e tyre qesharake; se gjoja demokracinë e sollën dy gishtat e ngritur lart te qyteza studenti, apo tubimet dhe demostratat paqësore të drejtuara nga disa individë me ‘kapardina të bardha’, të cilët një javë para se të protestonin ishin frekuentues dhe servilë të ‘bllokut’ ku jetonte elita e diktaturës, ose byroja politike e Partisë së Punës.

Fati i dha shansin z. Sali Berisha të luante një mision të spikatur, madje të bëhej lider i popullit të vet në udhën e pashmangëshme, ose të determinuar drejt sistemit të demokracisë dhe ekonomisë së tregut të lirë. Historia atë e bëri president, kryetar shteti dhe kryeministër të Shqipërisë.

Por sikur ushtarakët të mos ishin me prirje të theksuara demokratike, sikur ata të ishin besnikë të pushtetit politik të klasës ideologjike enveriane; pra sikur oficerët të ishin aq komunistë sa ç’ishte z. Sali Berisha; atëhere demokracia do të vinte pas një lufte të egër civile dhe ndërhyrjes ajrore të NATO-s; pra e përgjakur nga krismat e armëve dhe e shtypur nga zinxhirat e tankev, siç ndodhi në Libi dhe po ngjet në Siri; por ky eventualitet i tmerrshëm u shmang dhe nuk ngjau, sepse Ramiz Alia ushtrinë e armatosur ‘deri në dhëmbë’, që komandohej nga oficerët patriotë, nuk mund t’a provokonte dhe hidhte në luftë kundër Popullit.

 

Gjithmonë dështojnë modelet e partisë – shtet…

 

Enverizmi degjeneroi dalngadalë dhe u shpërbë, sepse sistemi ekonomiko- shoqëror u ndërtua sipas modelit të partisë shtet, që funksiononte me pushtet të pakufizuar, sipas mbretërimit ideologjik dhe koncepteve ekstremiste staliniste, ose parimit të luftës së egër antagoniste klasore; të cilat ishin në kundërshtim me humanizmin dhe të drejtat themelore të njeriut, kundër ekonomisë sociale të tregut të lirë, kundër shumëllojshmërisë së pronave dhe pluharizmit politik; por edhe kundër  progresit të vazhdueshëm ekonomik dhe rritjes së mirëqënies materiale dhe shpirtërore të mbarë popullit dhe individëve të talentuar.

Nuk do të bëj analizë globale lidhur me dështimin e madh ekonomik të enverizmit, që vuante nga gjigandomania e plogështisë së vet, sepse më duket e mjaftueshme po të them se bllokada ndërkombëtare e sistemit kapitalist dhe agjentura e saj e fshehtë e kishin skeletosur ekonominë e centralizuar enveriste dhe ramiziane deri në atë shkallë sa të ripte vetveten. Fshatari, që merrte 5 lekë për ditë pune në kooperative vidhte prodhimet e të ashtuquajturës ‘pronë e grupit’, të njejtën gjë bënte punëtori me mëditje në fermat shtetërore; kurse tërë “kllasa punëtore” dhe punonjësit e thjeshtë të administratës, që merrnin nga 20 lekë deri 30 lekë për ditë pune, vidhnin ç’të kishin mundësi nga ekonomia shtetërore për të mbijetuar.

 

 

Tani le t’i themi gjërat ‘troç’…

 

Por kishte edhe një shtresë tjetër, që gjoja merrte rrogë të nivelit mesatar për kohën, domethënë 800 deri 1,000 lekë në muaj, ose 115 deri 143$ USD, siç ishin oficerët aktivë, (dhe me këtë rast mbaj parasysh gjithë oficerët e ‘internuar dhe të tejvojtur’ të reparteve rezerviste të pikave të hapjes.); familjet e të cilave konsideroheshin si “enveriste në qëndrim dhe mikroborgjeze në nivel jetese”, për shkak të pagesës së lartpërmendur.

Tash ka ardhur momenti t’i themi troç gjërat, ashtu siç kanë qenë, ose siç janë në të vërtetë; pra pa i radikalizuar sëprapthi, siç bën ndonjë militant berishian ‘tepër gojëhapur’, por shumë ‘mendjembyllur’.., si përshembull ministri i financave z. Ridvan Bode, që është dipllomuar në kohën e socializmit; ndaj, për t’u treguar gjoja “demokrat i flaktë”, zhvillon politika financiare diskriminuese kundër ish ushtarakëve patriotë, për shkakun e ‘urryer’ se ata dikur, duke punuar ditë e natë, tamam si të ‘internuar nëpër qindra pika hapje’ për mbrojtjen e atdheut…, ndjenin ‘lumturi’ kur merrnin nga diktatura puniste rroga ‘aq të majme’, sa mund të blinin gjithsej 40 deri 50 kilogram mish viçi në muaj.

Me bekimin e kryeministrit ish komunist z. Sali Berisha, ministri egocentrist i ministrisë së financave, z. Ridvan Bode, faktin e lartpërmendur ‘thuajse e citon si akuzë penale’, madje pozicionohet qartasi si një nga eksponentët militantë të luftës së re klasore; të cilët, plot vetkënaqësi makabre, synojnë shndrrimin e ish ushtarakëve patriotë në ‘lypësa pa dinjitet’.

Në këtë kuadër deputetët politikë të grupit parlamentar të partisë demokratike ndihen krenarë përpara udhëheqësit të tyre; sepse, në kundërshtim me frymën e NATO-s dhe Bashkimit Europian, kanë miratuar ligjin nr.10142, datë 15.05.2009 “Për sigurimin shoqëror suplementar të ushtarakëve të Forcave të Armatosura…”, që kufizon në mënyrë drastike trajtimin ekonomik të ushtarakëve.

Sikur të mos mjaftonte ky paradoks, masat ‘leniniste’ dragoniane, kundër ish- ushtarakëve patriotë për të mos i mikroborgjezuar, por për t’i mbajtur sa më të varfër, ose si majtistë nga pikëpamja e nivelit ekonomik, janë zhvilluar deri në ekstrem nga VKM nr.793, dt.24.9.2010 dhe “Akt normative nr.5, dt.10.11.2010”, duke i detyruar të marrin nga 18,320 lekë pension të parakohshëm vetëm 11,117 lekë në muaj. Nëpërmjet këtij keqtrajtimi financiar, haptazi diskriminues në pikëpamje ligjore, që barabitet me 78 euro, pushteti i përkohshëm politik berishian, i detyron ish oficerët të blejnë vetëm 14 kilogram mish në muaj, që njejtësohet me fuqinë blerëse të 300 lekëve në kohën e varfërisë socialiste.