Hazis Gjergji: Qemal Stafa dhe Çeta Antifashiste e Pezës. – Për Qemal Stafën gryka e pushkës për liri nuk mund të kuptohej pa penën e dijes, kulturës dhee qytetërimit

584
Sigal

-Myslym Peza: Qemali ishte shumë i ambël në muhabet; ishte djalë i çiltër, i squet e gjithë humor

Me rastin e 80-vjetorit të rënies dëshmor

Hazis Gjergji (historiograf i pavarur)  

Edhe pse u mbushën 80 vjet nga vrasja e ish-anëtarit të Çetës Antifashiste të Pezës,  anëtarit të Komiteti Qendror Provizor të Partisë Komuniste dhe udhëheqësit të Rinisë Antifashiste Shqiptare, Qemal Stafa, në 30 vitet e fundit është kthyer nga shtypi dhe mediat televizive shqiptare në burim legjendash, thashethemesh e shpifjesh nga më skandalozet. Një ndër ta është edhe artikulli i gazetarit Çelo Hoxha, i cili deklaron:  “Qemal Stafa nuk ka qenë anëtar i një formacioni ushtarak antifashist”, apo “të ketë marrë pjesë në ndonjë betejë kundër forcave fashiste. Prandaj, mund të themi me siguri, se Qemal Stafa nuk ka luftuar për çlirimin e Shqipërisë nga fashistët”(!?)  (www.radiandradi.com/qemal-stafa-nje-hero-i-dyshimte-celo-hoxha-“Standard”, 5 maj 2013)  Në Arkivin Qendror të Shtetit, Fondet e Luftës së Dytë Botërore në Shqipëri, gjenden me dhjetra dokumente e kujtime mbi aktivitetin antifashist të studentit të Fakultetit të Drejtësisë në Universitetin e Firences, Qemal Stafa. Pjesëmarrësi në Luftën Nacionalçlirimtare Shqiptare, historiani i madh Kristo Frashëri, ka gdhëndur këto fjalë lapidare për karakterin dhe personalitetin Qemal Stafës: “Ata që nuk e dinë, le ta mësojnë se më 5 maj 1942 Qemal Stafa, kur u rrethua brenda në Tiranë nga milicia fashiste e Mustafa Krujës, nuk u dorëzua. Ai nxori revolen dhe hapi zjarr me qëllim që t’i jepte mundësi shokëve dhe shoqeve që ndodheshin në atë banesë të largoheshin nga oborri i prapmë i saj.

” Pas një korespondece të dendur, por pa sukses, më 26 tetor 1941, shefi i Zyrës “I” për Shqipërinë, Angiolino Corrias, i dërgoi Sekrtarit të Përgjithshëm të Mëkëmbësisë në Tiranë, Salvadore Melonit kërkesën urgjente: “Ndërsa ju lajmërova se në Romë është arrestuar Sami Baholli, ju bëjmë me dije se Ministria e  Brendshme kërkon me urgjencë arrestimin dhe dërgimin në Romë të Qemal Hasan Stafës dhe Drita Ali Fehmi Kosturit.”

Shkëmbimi i armëve vazhdoi gati një orë deri sa ai më në fund dha jetën burrërisht dhe trimërisht. Kush ka jetuar në Tiranë atë ditë e mban mend mirë tronditjen që pësoi kryeqyteti kur mori vesh se po zhvillohej një luftë mes milicisë fashiste të Mustafa Krujës dhe atij çunaku të vitit 1939, i cili provoi se nuk kishte vetëm guxim politik por edhe kurajo luftarake.” (Kristo Frashëri: “Mozaik kujtimesh, www.shqiptarja.com, dt. 6 maj 2016). Qysh më 22 prill 1940, Sekretari i Përgjithshëm i Mëkëmbësisë së Mbretit Viktor Emanuel III në Shqipëri, Salvadore Meloni, do t’i përcillte këshilltarit të përhershëm të Policisë Fashiste pranë Këshillit të Ministrave informacionin e ardhur në policia e Italisë, se “studenti Qemal Stafa kishte ardhur nga Firence në Tiranë”, prandaj policia e Tiranës duhej të angazhonte për ndjekjen e tij agjentët e saj civilë. Në vitin e dytë studimor, më 21 shkurt 1941, Kuestura e Romës do të vinte në alarm Drejtorinë Qëndrore të Policisë në Tiranë për të gjetur studentin shqiptar Qemal Stafa pasi ishte “denoncuar në Gjykatën e Posaçme të Shtetit për verprimtari antifashiste në gjirin e universitarëve.” Pas një korespondece të dendur, por pa sukses, më 26 tetor 1941, shefi i Zyrës “I” për Shqipërinë, Angiolino Corrias, i dërgoi Sekrtarit të Përgjithshëm të Mëkëmbësisë në Tiranë, Salvadore Melonit kërkesën urgjente: “Ndërsa ju lajmërova se në Romë është arrestuar Sami Baholli, ju bëjmë me dije se Ministria e  Brendshme kërkon me urgjencë arrestimin dhe dërgimin në Romë të Qemal Hasan Stafës dhe Drita Ali Fehmi Kosturit.”(AQSH, F. 253, V. 1940, D. 130/1, fl. 304; V. 1941, D. 80, f. 27, 33, 37, 41-42; D. 469, f. 1)    Ndërsa Gjykata Ushtarake e Romës vazhdonte të kërkonte arrestimin e ekstradimin e   Qemal Stafës, student i “pagjendur” antifashist po përgatiste në Shqipëri terrenin për krijimin e Frontit Nacionalçlirimtar. Dëshmitari i ngjarjeve, kolonel Faik Quku kujton: “Gjatë muajve korrik-gusht 1941, Qemal Stafa dhe Mustafa Gjinishi u përpoqën për formimin e një Fronti Nacional-Komunist, që në realitet do të ishte Nacionalçlirimtarja. Ata projektuan ngritjen e një Komiteti, të “përbamë prej Qemal Stafës, Mustafa Gjinishit e Hasan Reçit si komunista dhe prej meje, Kol Tromarës, Ismail Haki Tatzatit Musa Pukës, Aziz Çamit dhe Ismail Petrelës si nacionalista. Ky propozim refuzohet prej meje e Kol Tromarës, pse organizata jonë kishte karakter kombëtar. Mbas dy mbledhjeve edhe të tjerët shpërndahen.”(Faik Quku, “Qëndresa shqiptare gjatë Luftës së Dytë Botërore”, vëll.II, Tiranë: Ilar, 2006, f. 17-18) Pasioni për të ngritur Frontin e Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare te Qemal Stafa ishte e gërshetuar natyrshëm me respektin dhe dashurinë e madhe që kishte për njerëzit. Ai kishte aftësinë e rrallë të komunikimit dhe të thjeshtësisë së lidhjeve me bashkëbiseduesit. Ata që patën fatin e madh ta njihnin nga afër nuk mund ta fshihnin mahnitjen e tyre përpara atij djali aq serioz e mendimtar aq  edhe gazmor e optimist. Për Qemal Stafën gryka e pushkës për liri nuk mund të kuptohej pa penën e dijes, kulturës dhee qytetërimit. Prandaj fytyra e tij e qeshur dhe e zgjuar si mësues i parë i kursit të luftës kundër analfabetizmit ka mbetur e skalitur me dashuri në mëndjet dhe zemrat luftëtarëve të Çetës Antifashiste të Pezës. Myslim Peza, komandant i Çetës së Parë Antifashiste në Shqipëri: Qemal Stafën e takova rastësisht në Tiranë, kur hyna ilegalisht për të vra togerin fashist Tahsim Bishqemi. Qindra karabinierë e milicë e kishin rrethue zonën tonë dhe e krefshin përditë për me zbulue e terrorizue miqtë e bazat tona. Në zonën e Lis – Patrosës na kërkonte vetë komandanti i Operacionit, nënkolonel Carlo Gario; në zonën e Cacabezit toger Tahsim Bishqemi; në zonën Peqin – Pezë, kapiten Hamdi Isufi dhe në zonën Petrelë – Bulticë – Pezë, toger Pjetër Gurakuqi. Ma i rrezikshmi për ne, në atë kohë, ishte spiuni i vjetër i Kryeministrit Shefqet Vërlaci, togeri Tahsim Bishqemi. Për ta futë në dorë Tahsim Bishqemin më ishte zotue pronari i Kafe “Kursal”, Ymer Keçi. E njifshe Ymerin prej Dem Xhepës. Ai erdhi me makinë në Pezë të Vogël dhe unë, Kajani, Shabë Rexha e Beqir Koleci u rrasëm në veturën e tij për t’u futë brenda në Tiranë… Për fat të keq, toger Bishqemi kishte ikë në Elbasan!? U mërzita keq me Ymer Keçin. Mendojeni vetë, o babë, qeveria kishte lëshue qindra vetë me më vra nëpër kodrat e Pezës, ai teveqel më futi në mes të Tiranës dhe, me qetësinë ma të madhe, më thotë: togeri ka ikë në Elbasan..!? Në vend të togerit fashist, shokët e mi kishin ra në gjurmët e Qemal Stafës. Ai ndodhesh në shtëpinë e Ismail Petrelës. Qemali u ishte lutë shokëve të mi: “Aman, ma sillni këtu Babë Myslimin!” “Mirë”, thashë unë, “shumë bukur, shkojmë!” Në shtëpinë e Ismail Petrelës gjetëm edhe Dem Xhepën. U rrokëm për qafe me të gjithë. Djali i Ismailit, Xhevdeti, më shoqnoi në dhomën ku rrinte Qemal Stafa. U përqafuem si miq të vjetër, mbasi kishim ndigjue aq shumë për njeni – tjetrin. Mbas darke ndejta prap në dhomën e Qemalit, bile aty edhe na shtruen për të fjetë. Po ne nuk fjetëm, e gdhimë tuj bisedue. Qemali ishte shumë i ambël në muhabet; ishte djalë i çiltër, i squet e gjithë humor, nuk ngopeshe tuj bisedue me të. Gjatë drekës ia përsërita Qemalit edhe nji herë kërkesën për të ardhë në  Pezë. Qemali u mendue e u mendue, mbasandej, tuj m’i ngulë sytë e tij të bukur, më tha: “Për nji javë, më prit në Pezë.” Kështu më tha dhe e mbajti fjalën… Pas një jave Qemal Stafa, i shoqëruar nga Zyber Loshi, na gjeti në Çaush, në shtëpinë e Zan Çaushit. Prej Çaushit kaluam në Maknor… Meqenëse nuk mund të rrinim të gjithë në  jë bazë, te Xha Kasemi [Sinani] rrinim unë, Vasil Shanto dhe disa shokë më të moshuar të çetës. Kajan Karafili, Mihal Duri, Stavri Themeli, Ymer Kurti, Skënderi [Peza], Shkurti [Rexha], Zan Çopa e të tjerë vërtiteshin në shtëpinë e ramazan Ferhat Sinanit rreth Qemal Stafës, si bletët rrotull zgjoit. Me të vërtetë fjalët dhe veprat e tij qenë si mjalti… Në një nga zbritjet e tij në Tiranë, Qemali u kthye me fletore, laps e libra. Me ato hapi kursin e luftës kundër analfabetizmit në radhët e çetës…

 

Në nji nga netët kur Qemal Stafa u gjind me ne në Pezë, unë dhe e gjithë familja ime kemi nji kujtim të pashlyeshëm – emnin e djalit tonë që kishte lindun ato ditë. Atë natë unë po pritshe, në shtëpinë e Kasem Sinanit, nji njisit të çetës të kthehesh prej aksionit ku u vra spiuni i rrezikshëm fashist Sinan agë Nuri nga Bultica dhe u plagos në këmbë vasil Shantoja… U shtrue darka dhe filluen urimet për luftën dhe fitoren tonë kundër pushtuesve fashistë të Atdheut dhe tradhtarëve vendas. Mbas  muhabeteve të luftës filluen urimet për lindjen e djalit tim. Unë i pyeta shokët se çfarë emni t’i vejshim djalit. Fjala iu la Qemal Stafës. Ai propozoi emnin  Partizan. Ky emën u njoft prej nesh, mbas ardhjes së komunistave në çetë. Me kët’ emën thirreshin të gjithë luftëtarët e çetave antifashiste të Europës që luftojshin në zonat e pushtueme prej fashistave. Kështu do të quheshin të gjithë ata që do të mbushnin malet e lirisë. Të gjithë e përshëndetën për emnin e gjetun.  Tokëm gotat e rakisë dhe ajri i dhomës u mbush me urimin e ngrohtë për tim bir:” Ta gëzojë!” Pas dy ditëve zbritëm në Pezë të Vogël. U shpërndamë nëpër baza. Unë mora Qemal Stafën me vete. Qemali shfrytëzonte çdo rast për të ba propagandë antifashiste. Ishte bilbil nga goja.

 

Myslim Peza, komandant i Çetës së Parë Antifashiste në Shqipëri: Qemal Stafën e takova rastësisht në Tiranë, kur hyna ilegalisht për të vra togerin fashist Tahsim Bishqemi. Qindra karabinierë e milicë e kishin rrethue zonën tonë dhe e krefshin përditë për me zbulue e terrorizue miqtë e bazat tona. Në zonën e Lis – Patrosës na kërkonte vetë komandanti i Operacionit, nënkolonel Carlo Gario; në zonën e Cacabezit toger Tahsim Bishqemi; në zonën Peqin – Pezë, kapiten Hamdi Isufi dhe në zonën Petrelë – Bulticë – Pezë, toger Pjetër Gurakuqi

Fjalët e tij tërheqëse mbi bashkimin e popullit tonë në luftë kundër pushtuesve fashistë u ngjallnin katundarëve entuziazmin dhe besimin e patundur në fitoren. U larguam nga Peza e Vogël kur kishte edhe dy orë natë. Duke u kthgyer një nga shokët i tregoi Qemalit se një ushtar italian kishte thënë: “Sikur të kisha mundësi të takohesha një herë me Qemal Stafën!”Qemali ndaloi, e vërejti seriozisht shokun që foli dhe ia kërkoi emrin e ushtarit. “Unë po kthehem, “tha Qemali. Mua m’u duk i pakuptueshëm veprimi i tij.“Ç’asht kjo fjalë o Qemal?” “Duhet ta takoj patjetër atë ushtar,” filloi të shpjegohet Qemali.”Ai duhet të jetë ndonjë komunist italian i futur me zor në ushtrinë fashiste italiane. Ta marrim në çetë, o Babë. Çetat tona partizane do të jenë pjesë përbërëse e të gjithë Luftës Antifashsite Botërore. Kundër fashizmit do të luftëjë edhe vetë populli italian. Është shumë e rëndësishme të kemi ish-ushtarë italianë në çetat tona.”Ai u mat të ikte. “Po vetëm do të shkosh, o Qemal?” Qemali u ndal. “E,” tha trimi i rrallë, ‘vetëm, s’ka ndonjë gjë.” “Ç’farë ore?! Po këtu je ke Baba, s’je dokudo. Je në vete ti a s’je? Hec o kajan, hec edhe ti Shabë!” I dhashë y ma të mirët. Në të vërtetë ushtari, për të cilin u hodhëm deri afër repartit s’paskish qenë gjë, veçse një llafazan e delexhi, por mua më bëri përshtypje papërtueshmëria e Qemal Stafës për të shfrytëzuar çdo rast për kryengritjen e madhe që po përgatitej… Në janar 1942, kryeministri i ri fashist Mustafa Merlika Kruja e ftoi tim vlla, Shyqyriun në Tiranë për të biseduar si miq të vjetër të mërgimit antizogist. Shyqyriu shkoi në takim me  Mustafa Krujën në Tiranë. Por takimi i Shyqyriut me Mustafa Krujën i alarmoi komunistat. Mbas disa ditëve në Pezë erdhi Qemal Stafa. Ai dukej i shqetësuem dhe, ndryshe nga herët e tjera, kërkoi të takohej vetë me Shyqyriun. Tim vlla e gjetëm në pyllin e Çelmetjeve; aty rrinte Shyqyriu me grupin e tij, gjithsejt shtatë a tetë shokë të armatosun. E ndamë veç Shyqyriun dhe u ulëm mbi ca trungje.

Duke u kthgyer një nga shokët i tregoi Qemalit se një ushtar italian kishte thënë: “Sikur të kisha mundësi të takohesha një herë me Qemal Stafën!”Qemali ndaloi, e vërejti seriozisht shokun që foli dhe ia kërkoi emrin e ushtarit. “Unë po kthehem, “tha Qemali. Mua m’u duk i pakuptueshëm veprimi i tij.“Ç’asht kjo fjalë o Qemal?” “Duhet ta takoj patjetër atë ushtar,” filloi të shpjegohet Qemali.”Ai duhet të jetë ndonjë komunist italian i futur me zor në ushtrinë fashiste italiane. Ta marrim në çetë, o Babë. Çetat tona partizane do të jenë pjesë përbërëse e të gjithë Luftës Antifashsite Botërore

Qemali filloi t’i fliste me  durim për rreziqet e kompromisit me Mustafa Krujën e të tjera. Qemali fliste me zemër të hapun, kujtonte se me ato libra që kishte lexue për marksizmin do ta sqaronte atë nacionalist që po gabonte. Nuk e dinte i shkreti Qemal se Shyqyriu im ishte rrafë me vaj e me uthull e, po t’ia çaje barkun, i delte shejtani në bark. Shyqyriu foli shkurt: “Doni të luftoni ju, komunistat? Bukur fort, luftoni. Po ama jo këtu, në Pezë. Secili të luftojë në vendet e veta. Pse të vini ju, komunistat, për të luftue në Pezë?” Qemali uli kokën. E ndjeva se Shyqyriu e fyu shumë randë. Unë u nxeva keq me tim vlla. “Mor po ç’je ti?” i thirra. “Apo mos e kujton Pezën çiflikun tat! Peza asht e të gjithë pezakëve, jo sall e jotja apo e imja!”  “Unë e kam hallin që të mos digjet Peza,” tha im vlla. “Këta le të djegin nji herë vendet e veta, mbasandej ne e djegim vetë Pezën.”  “Po pse vetëm ty të përkitka Peza, e ne të tjerëve jo, a? Po shif vlla,”  vazhdova unë. “Nime po t’i them nja dy fjalë e të ma kesh mendjen: unë ua kam dhanë fjalën komunistave qysh më 39-ën që do të jem me ta. E kam dhanë fjalën e s’e kthej ma sikur mishin copa – copa të ma bajnë. A merr vesh? Kah del fjala, del shpirti. Veni gishtin kokës, vlla. Pushkën e parë po ta ngrejsh kundër komunistave, e ke ngrejtë, në radhë të parë, kundër meje!” Kaq i fola dhe u ngrita. Mbas meje u ngrit edhe Qemali e m’u hodh në qafë. “Faleminderit, Babë!” tha dhe sytë iu mbushën me lot. “Mos u mërzit për Shyqyrinë”, i thashë. “Forcën e kemi ne, ai s’ka as shtatë a tetë veta me vete. Nuk luen Shyqyria; le që s’ka nga të luej, do të kthejë me ne se s’ban.” Dhe me të vërtetë ashtu ndodhi. Shyqyriu ishte patriot i ndershëm, ishte i provuem për besë e urti; nuk mund të bashkohej kurrë me pabesitë e Mustafa Krujës e Irfan Ohrit. Ai i merrte kthesat ngadalë, por as që bahej fjalë të delte kundër meje.  Po atë ditë, ama, unë u ndava prej tij shumë i nxehun. Edhe Qemali e kishte humbë mendjen fare. Tek po zbritshim nga Zabeli i Çelmetjeve, mbi Urën e Çifligut, në nji rrëpinë të keqe, Qemalit i shkau këmba e ra. E kapa me të shpejtë, e ngrita dhe fillova ta shkundshe. M’u dhimbs në zemër. E pyeta: “U vrave?” Po, edhe copa-copa të qe ba, Qemali nuk do të thoshte kurrë jam vra. Ai qeshi: “Jo, jo.”  Zbrita menjiherë poshtë, gjeta çantën e gjyslykët e u ngjita te Qemali. Edhe tash mbrapa, shumë vite mbrapa, sa herë që kalojshe në zabel te Çelmetejve, sytë më shkojshin vetvetiu aty, ku më shfaqej Qemali i qeshun me gjyslykët në dorë… (Myslim Peza, “Kur dhashë besën”, kujtime, Tiranë: 8 Nëntori, 1987)