30 vjetët e një letre që Nexhmie Hoxha u ka dërguar dy shërbyesve të Enverit në Pogradec

1330
Historitë e udhëheqësit Enver Hoxha kur shkonte për pushime në Pogradec nuk kanë të sosur. Në këto histori janë pleksur, kuzhinierë, kamerierë, doktorë, shërbyes,oficerë, politikanë, Sekretarë të Parë, roje dhe shoqërues. Ishte çudi, se Enveri gjithmonë pushimet i bënte në Pogradec dhe rrallë në jug të vendit. Ca thonë se i pëlqente uji i ëmbël. Ca thonë se kishte fobi humnerat e Llogorasë, disa sepse i pëlqente korani. Duke qenë se për shumë vjet ai pushimet i bënte vetëm në Pogradec dhe pse kanë kaluar 30 vjet që ai ka ndërruar jetë, kujtimet e shumë pogradecarëve janë të shumta deri në pabesueshmëri. Ngjarja e sotme është vërtetë, e çuditshme, për vetë faktin se ka të bëjë me një letërkëmbim të Nexhmie Hoxhës, me dy shërbyeset e vilës së pushimeve. Vlen për të theksuar fakti, se një vit para se të ndërronte jetë, Enver Hoxha sikur e kishte parandjerë vdekjen dhe këtë e kishte shprehur dhe në një bisedë me shërbyeset besnike….
Vilat hijerënda


Nga Bardhyl Berberi


Për më tepër lexoni Gazetën Telegraf 
Sigal