Intervista/ Steve Bannon: Konservatorizmi shqiptar dhe ai amerikan. Ja çështjet e të djathëve nga vaksinat tek vjedhja e zgjedhjeve

222
Sigal

Intervistë me Steve Bannon, ekzekutiv i mediave amerikane, strateg politik dhe ish -bankier investimesh

Konservatorizmi shqiptar dhe ai amerikan

Ja  çështjet thelbësore të të djathtëve nëpër botë, nga çështja e vaksinave e deri te vjedhja e zgjedhjeve

Steve Bannon

 

Evi Kokalari

 

 

Kur në vitin 1990 shqiptarët drejtuan sytë nga perëndimi dhe në mënyrë të vecantë nga SHBA, në fakt ata drejtuan sytë dhe shpresën nga vlerat që SHBA përfaqësonin, pra nga demokracia. Kohët e fundit në të gjithë botën dhe sidomos në SHBA po flitet për “2 Amerika”. Një apo dy Amerika? Kjo është pyetja, e majta amerikane dhe konservatorët amerikanë. Amerika në fakt politikisht është më e ndarë sesa kurrë, dhe ky debat ka prekur jo pak dhe Shqipërinë për shkak të përfshirjes të paprecedentë në politikën e brendshme të diplomatëve amerikanë vitet e fundit. Për të kuptuar më mirë dhe shqiptarët ndarjen e “2 Amerikave” atë të vlerave dhe atë të ndërhyrjeve, do të shikojmë një intervistë nga më brilantet të Evi Kokalarit me Steve Bannon, i cili është një ekzekutiv i mediave amerikane, strateg politik dhe ish -bankier investimesh, i cili shërbeu si strategu kryesor i Shtëpisë së Bardhë në administratën e Presidentit të SHBA Donald Trump gjatë shtatë muajve të parë të mandatit të Trump.

 “Steve Bannon pa filtra”

 

E- Mirëmbrëma  z.Bannon! Sikundër e dini, unë jam në Shqipëri, sepse kemi patur problem me partinë demokratike, që është e djathta në Shqipëri. Jam përpjekur t’u them të gjithëve se e djathta ka nevojë të riformatohet në mënyrë të ngjashmë me Partinë Republikane në Amerikë. Ajo duhet të forcohet si mënyra e vetme për t’u rikthyer në pushtet, por duket se njerëzit kanë vështirësi për të kuptuar se si mund të bëhet ky riformatim. Partia demokratike është shkatërruar gjatë tëtë vjetëve të fundit dhe besoj se ju mund të jeni si melhem për mendjen e shumë shqiptarëve dhe se jeni i vetmi që mund t’u thoni atyre se çfarë të bëjnë tani, si ta rimarrin pushtetin. Fjala për ju!

S- Kjo është një çështje thelbësore mes konservatorëve apo të djathtëve nëpër botë tani. Mos mendoni se rasti i Shqipërisë është i izoluar . Mund të bëj një krahasim me partinë e vjetër republikane të Bushëve, një parti që me kalimin e kohës u bë pjesë e lëvizjes globaliste, dhe atë të Donald Trumpit, një parti populiste dhe nacionaliste. Ne kemi patur të njëjtat probleme që keni ju tani. Për këtë arsye lëvizja e Trumpit tani është fokusuar në disa çështje bazë, si për shembull se si iu vodhën zgjedhjet në nëntor partisë republikane, si ndodhi kjo?

Së dyti është pushtimi i kufirit tonë jugor. Ç’po ndodh atje?

Së treti është ekonomia. Së katërti është çështja e vaksinave, mandatet, teoritë radikale të marksizmit kulturor, a duhen mësuar ato nëpër shkolla. Pra, në gjithë Amerikën kemi një lloj kryengritjeje populiste.Mediat kanë filluar ta raportojnë. Rekomandimi im më i mirë për ju në Shqipëri do të ishte ta ndërtoni diçka sa të fortë aq edhe me përkulshmëri, por për ta bërë këtë duhen rrafshuar deri në themel. Kjo arrihet me një mobilizim të masave, por nuk e kam fjalën thjesht për protesta, kryengritje, mosbindje të qytetarëve, por që t’i marrin institucionet nga baza. Më lejoni t’jua shpjegoj më qartë. Nëse shikoni pushtetin, sidomos në perëndim, në Shtetet e Bashkuara, shumë institucione, si universitetet, mediat, kulturën apo kishat kryesore, të gjitha këto drejtohen nga njerëz që janë kundër Judeo-Kristianëve njerëz të marksizmit kulturor, që janë më pranë ideologjisë së partisë komuniste kineze sesa janë për lirinë e Judeo-Kristianëve. Si ndodhi kjo? Që në vitet 1960 këta radikalë kanë marrë institucionet dhe ne duhet ta themi këtë. Është një artikull i gjatë në NBC ku ata janë me flokë të djegur dhe Steve Bannon flet me njerëz, që mund të jenë stafi i ardhshëm i qeverisë kur Trump të fitojë prapë në vitin 2024.Tani ne jemi avangardë me ata njerëz. Janë 4000 të emëruar në qeverinë amerikane që kontrollojnë 4 milion nënpunës. Ne po i trajnojmë ata njerëz që të mendojnë për politikën e Trumpit dhe të ketë më shumë personel, jo si ndodhi me administratën e parë të Trumpit, ku nuk ishim të përgatitur si duhet për ta kapur qeverinë për fyti dhe ta detyronin të zbatonte politikat e Trumpit. Ka pasur edhe artikuj të tjerë që flisnin për nëna që shkojnë në shkollën e fëmijëve dhe u thonë drejtuesve se nuk mund t’u mësojnë fëmijëve të tyre teori për dallimin racor, sepse janë teori marksiste, nuk mund t’i detyroni fëmijët të mbajnë maska, kur është shkenca këtu dhe absolutisht nuk mund të na detyroni t’i vaksinojmë fëmijët. Pra, prindërit po përballen me drejtuesit e shkollave. Flitet për përfshirje të FBI-së për nënat që përballen me shkollat. Qytetarë të thjeshtë po marrin bordin e zgjedhjeve, po marrin partinë republikane që nga rrënjët dhe institucionet vendore po tmerrohen nga kjo. Fuqia më e madhe që keni është fuqia e së vërtetës, e kombinuar me fuqinë e vullnetit. Kjo personifikohet me punën me njerëzit e klasës së mesme, që duhet të thonë: “Mjaft me kaq!”

“Nuk dua të rri e të ankohem më, nuk dua të shoh televizor, as të dëgjoj radio. Dua të veproj!”

Mos harroni: Ajo që e ndan fitoren nga humbja është veprimi. Mënyra për të vepruar është motivimi. Njerëzit e shtresave më të ulëta duhet të marrin institucionet. Në Shtetet e Bashkuara tani kanë një ndikim të fuqishëm. Sondazhet për regjimin e Biden-it po bien. Jo vetëm për politikat radikale, por paaftësia e tyre për t’i riforcuar ato, por kemi edhe një shpirt të ri luftarak që thotë se do ta luftojë këtë regjim me gjithçka që mundet qoftë me takimet me këshillin e qytetit, me bashkinë, me drejtuesit e shkollave ose edhe me komitetin e drejtuar nga partia republikane, që gjithashtu mund ta marrin. E keni parë në sondazhe këtë intensitet në rritje për zgjedhjet në mes të mandatit të vitit 2022, me të cilat na ndan vetëm një vit. Tani ne mendojmë se mund të fitojmë mazhorancë në Kongres dhe t’i japim fund kësaj marrëzie që po ndodh dhe ta përdorim këtë si predikat jo vetëm për të larguar Joe Biden-in, por edhe për të nisur menjëherë një fushatë për Trump si president, që të fitojmë me shumicë votash në Shtëpinë e Bardhë në vitin 2024. Jemi gati ta marrim menjëherë pushtetin. Ta marrim qeverinë dhe të zbatojmë megapolitikat, politikat e mëdha amerikane, politikat e Trump-it për Amerikën. Sot erdhën disa individë nga Peruja. E njëjta gjë po ndodh edhe në Shqipëri, si në Amerikën Latine, qoftë në Peru, Kili, Brazil. Është një luftë globale mes konservativëve, të djathave, kundër globalistëve dhe marksistëve kudo. Pra, kemi një konflikt botëror, që luftohet në çdo shtet.  Edhe zgjidhja do të jetë e njëjtë. Dimë se kemi politikat e duhura, vlerat e duhura për Judeo-Kristianët, që të gjithë jemi krijuar nga shëmbëlltyra e Perëndisë dhe të drejtat tona vijnë nga Perëndia dhe jo nga ndonjë qeveri dhe bazohet në vetëbesim, vetërealizim, për prosperitetin e individit dhe komunitetit. Pra, i dimë vlerat e duhura dhe duhet t’i zbatojmë ato. Ajo që ua rekomandoj fuqishëm është: vazhdojeni luftën tuaj, por fokusohuni në bazë në aktivizimin e komuniteteve tuaja.

 

E- Unë jetoj në Amerikë dhe i kam përjetuar të gjitha ato që sapo thatë. Si fillim, besoj fort në idenë për ta rifituar Amerikën, por kur erdha në Shqipëri, gjeta njerëz të dekurajuar dhe kur më panë pranë ish-presidentit, ish-kryeministrit të Shqipërisë, njërit prej themeluesve të partisë demokratike, më panë si një dritë të re, si një shpresë të re se gjërat mund të ndryshojnë. Njëra nga pyetjet që më bëjnë më shpesh është:

Nëse do të arrijmë ta rikthejmë Donald Trump-in në Amerikë…

Dua t’u thoni shqiptarëve gjithçka që ne po bëjmë, gjithë punën që po bëni ju me partinë kineze, me çështjen e vaksinës, për të cilën luftoni prej kohësh…

A mund ta dëgjojnë shqiptarët nga ju:

A mund të riktheni në pushtet Trump-in, a do të rikthehet në 2024-n, a mund të kthehet më parë? Mund t’i shpjegoni ato për të cilat ne flasim çdo ditë?

S- Së pari, ka tre gjëra tek të cilat ne përqendrohemi çdo ditë. Do të çojmë deri në fund çështjen se ç’ndodhi në laboratorin në Ëuhan, duhet mbajtur përgjegjësi dhe duhet dhënë llogari për atë. Do të zgjidhim se ç’ndodhi më 3 nëntor, ç’ndodhi me zgjedhjet tona këtu, kush është përgjegjësi për vjedhjen e madhe që u bë, dhe së treti do të mësojmë se ç’ndodhi më 6 janar, me incidentin në kryeqytet.

E kemi thënë që ditën e parë dhe tani po dalin prova në Arizona e në shtete të tjera:

Donald Trump i fitoi zgjedhjet e 3 nëntorit.

Regjimi i Biden-it nuk është legjitim. Kam thënë që në ditën e parë që ne mund ta vërtetojmë këtë në çdo shtet. Prandaj po bëhet kjo luftë e madhe.

Në Shtetet e Bashkuara do të shihni një mosvërtetim të zgjedhësve në disa shtete.

Kjo do të ngrejë një çështje kushtetuese për atë që ndodhi. Pavarësisht nëse kjo zgjidhet ose jo, legjitimiteti i regjimit të Biden-it gjithsesi është në pikëpyetje. Revista “The Economist” bëri një sondazh para dy javësh. Të pavarurit, jo republikanët dhe as demokratët, por të pavarurit në Shtetet e Bashkuara…

 

 

42% e të pavarurve mendojnë se Biden fitoi zgjedhjet në mënyrë ilegjitime.Nuk besojnë në legjitimitetin e tij si president. Kjo është një përqindje shumë e lartë, sidomos duke patur parasysh se si mediat e bënë mbulimin nç zgjedhje. Duke parë sondazhet dimë kolapsin total të regjimit të Biden-it në çdo spektër demografik të vendit dhe arsyeja është një pushtim masiv i kufirit jugor.

NBC News parashikoi 400 mijë hyrje ilegale në vend nga kufiri jugor vetëm në muajin tetor. Pra, kemi një pushtim në jug që e kalon atë që pamë në 2015-n dhe kjo është e tmerrshme.

Kemi një situatë në SHBA, mund të kemi 2-3 milionë hyrje ilegale vëtëm në këtë vit të parë të regjimit të Biden-it.Shifrat në sondazhet e Biden-it kanë rënë. Jemi afro një vit larg zgjedhjeve në mes të mandatit, që kontrollojnë zgjedhjet për përfaqësuesit në “House of Representatives” (Shtëpia e përfaqësuesve), që kontrollojnë shumë gjëra në sistemin tonë.

Mendojmë se mund të marrim 50-60 ose ndoshta 100 mandate, pra, mazhorancën dhe atëherë gjithçka do tç ndryshojë.

Nensi Pelosi do të hiqet dhe do t’i japim fund çmendurisë së administratës Biden.

Do t’ua marrim pushtetin me para. Nuk do të kursehemi për t’i dhënë fund këtij regjimi. Do të ketë luftë titanike dhe çdo ditë do të jetë pjesë e luftës për të arritur këtë, për kufirin e borxhit, për faturat e shpenzimeve.Nuk kam parë kurrë një intensitet të tillë në politikën amerikanë.Kjo do të na çojë në vitin 2022. Ky është predikati. Unë besoj fort se pasi të marrim “House of Representatives”, do të fillojmë menjëherë largimin e Joe Biden nga zyra, për një sërë arsyesh.

Duke filluar nga çështja e Afganistanit, ajo e kufirit jugor, por veçanërisht nëse kthehemi pas dhe shohim se si ai e mori pushtetin në nëntor 2020. Por unë jam mbrojtës i idesë për largimin e tij. Populli shqiptar duhet ta dijë se ashtu siç jemi ulur këtu sot më datë 2 tetor 2021, Donald Trump do të kandidojë për president.  Për këtë nuk ka asnjë dyshim. Nuk e ka bërë publike kandidaturën deri pas zgjedhjeve në mes të mandatit presidencial për shkak të një sërë çështjesh financiare dhe ligjore, por Donald Trump do të rikandidojë për president dhe nëse do të kandidojë ai do të fitojë patjetër. Ai fitoi në vitin 2020. Këtë jua them me siguri dhe mund t’jua vërtetoj me fakte. Kjo është pa dyshim koha më intensive në politikën amerikane. Lërini fjalët për luftën civilë, për njerëzit që duan të përçajnë vendin, ato janë marrëzira.Unë shoh një rizgjim në bazën e Trumpit. Ne përbëjmë shumicën e popullit në këtë vend. Mendoj se ne do të marrim 50% të votave hispanike ne 2022 dhe akoma më shumë në vitin 2024. Hispanikët e klasave punëtorë në Amerikë e kuptojnë që hapja e kufirit do të thotë pushtim, që do të thotë shumë punëtorë të gatshëm të punojnë me paga të ulëta. Mendoj se marrim 50% të votave të meshkujve afro-amerikanë në vitin 2022 dhe me presidentin Trump.

Tani, në krahun nacionalist populist njerëzit e kuptojnë se politikat e Biden-it për të marrë krah pune të lirë dëmtojnë shtresën e klasës punëtore, kështu që kemi një rizgjim mes njerëzve të Trump-it që thonë se fituam nç 2016-n , fituam edhe në 2020-n, kemi pjesësmarrje të gjerë në këtë lëvizje, si hispanikët, afro-amerikanët, aziatikët, ata që janë kundër politikave raciste, anti partisë komuniste kineze, po i bashkohen lëvizjes sonë, sepse jemi partia politike dominuese. Një pjesë e partisë republikane janë globalistë. Ata besojnë në “parinë e Davosit”, në Forumin Ekonomik Botëror nuk mendojnë se George Soros është njeri i keq. Ky është një fraksion i vjetër i Uoll Stritit, i partisë republikane. Ne nuk i duam ata. Preferojmë të marrim demokratë nga klasat punëtore që janë patriotë në lëvizjen tonë. Kur e sheh në media, duket një kaos total, sikur i kemi hedhur duart në fyt njëri-tjetrit…

Është shumë intensive, por ka një optimizëm dhe fokus në rritje çdo ditë, prandaj edhe në Shqipëri është shumë i rëndësishëm rikthimi  në bazë. Një nga arsyet pse mendoj se njerëzit tanë janë të entuziazmuar është sepse e ndiejnë që po fuqizohen. Po fitojnë drejtimin e shkollave, këshillat e qyteteve, komitetet e partisë republikane, po marrin bordet e zgjedhjeve lokale.

Nuk kushton shumë të shkruash një çek si donator, ata ndiejnë se po fuqizohen dhe kue njerëzit ndiejnë se po fuqizohen, ata nuk thonë “Hej, unë e di si mund ta realizojmë këtë”.

Jo, mendoj se kjo është koha më e mirë për lëvizjen Trump dhe e shihni që trajektorja e lëvizjes Trump është globale, është në Peru, në Kolumbi, në Brazil…

 

E-Është edhe në Shqipëri

 

S- Është lëvizje globale ku çdo komb ka karakteristikat e veta dhe ne këtë duam.

Çdo vend është ndryshe. Ka kulturë, histori dhe njerëz të ndryshëm. Ndryshimet janë të mira, ne i duam ato.Megjithatë, ata kanë vlera të përbashkëta.Nuk ka rëndësi nëse janë globalistë multikulturorë apo drejtojnë një biznes të vogë. Të gjithë raportojnë në Uoll Strit, në Londër, në Frankfurt, kudo ku janë kryeqytetet tregtare globale…“Partia e Davosit”, Forumi Ekonomik Botëror…Klaus Schwab, Xhorxh Soros…

Ne nuk i duam këto marrëzira! Ne duam kontrollin lokal dhe kombëtar të qeverisë, popullit, shoqërisë dhe kulturës sonë, dhe kjo sa vjen e po forcohet. Meqë ra fjala, mos e lejoni median të mendojë“ nuk dua t’ia di nëse ndodh në Indi, Japoni, Australi, Brazil, Amerikë apo në Shqipëri. Aty është shpirti i lëvizjes. Na presin përballje të forta. Nuk dua të gënjehemi e të mendojmë se do të jetë e lehtë. Do të jetë e vçshtirë, sepse po flasim për para dhe për pushtet.

Do të jetë e vështirë, por ne do të dalim fitimtarë.

 

Nesër do të lexoni

 

-Ja elementë në partitë që Soros financon në Shqipëri

-Si njerëz të paqes merren me investime bankare, media etj

– Diktatura globale, kampet e përqëndrimit dhe persekutimi i demokracisë

– Rendi i ri botëror sipas fjalimeve të  pjesëmarrësve në Forumin Ekonomik Botëror