Hysenbelliu Group/ Mijëra vizitorë e turistë zbarkojnë në “Qytetin e Serenatave” për festën e Birrës “Korça”

980
Sigal

Gjermanët: Ne kemi festën e birrës në Mynih; na pëlqen dhe kjo e Korçës

Vizitorë e turistë zbarkojnë në Korçë për festën e birra Korçës

Gazeta “Telegraf”

Gjithcka që është thënë për festën e birra “Korçës” dhe vijon të thuhet, është një realitët i pamohueshëm: ajo është festa më i madhe në vend, më e parapëlqyera prej vendasve dhe të huajve. Këtë gjë po e tregon më së miri fundjava. Turistë nga vende të ndryshme të botës, që aktualisht ndodhen në qytete të ndryshme të Shqipërisë, me afrimin e datës 14 gusht, dita kur starton festa e birrës, i kthejnë sytë nga qyteti i Korçës. Shumëkush prej tyre niset në drejtim të Korçës. E premtja ishte dita e ardhjes së mysafirëve të shumtë. Të parët që mbërritën ishin grupe gjermanësh dhe polakësh. “Ne kemi festën tonë të birrës në Mynih, tha një prej turistëve gjermanë, por mua më pëlqen edhe kjo e Korçës, birra është e cilësisë së mirë, ndaj këtë vit soll edhe miq e mi. Ishim në Gjirokastër, por nuk mund të rrinim pa ardhur në Korçë në këtë festë kaq të madhe. Korça na pëlqen edhe për një gjë tjetër, pohoi njëri prej polakëve, këtu njerëzit të presin me bzëqeshje, ngjan sikur i ke njohur më parë; nuk mërzitesh asnjëherë. E mbushur me mysafirë do të jetë edhe dita e martë dhe e mërkurë. Vargu i vizitorëve nuk do të ketë fund, Kështu ndodh çdo vit.

Hotele, bujtina dhe banesa në dispozicion të mysafirëve

Sipas burimeve pranë Bashkisë Korçë, deri më tani është prenotuar 90% e kapacitetit akomodues; shumë prej të ardhurve po akomodohen në fshatrat turistikë përreth Korçës për të qenë sa më afër me qytetin dhe festën e birrës. Gjatë javës së fundit mysifirët mësynë kryesisht bujtinat me numër të vogël dhomash, të cilat mesa duket ishin më të parapëlqyera për ta. Gjithashtu të prenotuara janë edhe te hotelet me 30 dhoma apo më shumë, madje pronorët e këtyre hoteleve pohojnë  se aktualisht u kanë mbetur të lira një numër i vogël dhomash. Megjithatë deri ditën e hënë, nuk pati probleme mosakomodimi qoftë për vendasit apo të huajt. Problemi ka filluar të bëhet i zgjidhshëm edhe për një arsye tjetër: duke parë  fluksin e madh të të ardhurve, edhe familje të qytetërve  nisën t’i lëshojnë ato për turistët, duke zbutur ndjeshëm kërkesat për akomodim. Gjithashtu një pjesë e madhe e të ardhurve e kalojnë natën duke festuar.  Për shkak të numrit të lartë të vizitorëve, rrugët, hotelet dhe restorantet janë të mbushura me njerëz. Prej së hënës dhe në vjim korça do të jete qyteti më i populluar në Shqipëri, numri i festuesve shkon në 100,000.

Trafikua i rënduar, policia në ndihmë të festuesve  

Për shkak të njërëzve dhe automjetve të shumta, trafiku është i rënduar. Për këtë arsye Policia e Qarkullimit Rrugor ka qenë  mëse e pranishme gjatë 24 orëve, për të ndihmuar dhe lehëtësuar lëvizjen e të ardhurve. Por si lehtësi për mysafirët vjen edhe një vendim i Këshillit të Bashkisë Korçës, i cili lejon parkimin pa pagesë, me qëllim lehtësimin e qarkullimit dhe mosbllokim në zona të caktura. Kjo bën të mundur që gjithçka të jetë në lëvizje, dhe të mos krijohen shqetësime. Mbi të gjitha festën e bëjnë të bukur vetë banorët e Korçës, të cilët vërtet janë mikpritës, që ndihmojnë çdo kënd që ka nëvojë për akomodim, adresim apo gjithçka tjetër. Dhe kjo është kënaqësia më e madhe që vizitorët dhe turistët ndjejnë në çdo hap që hedhin në rrugët e këtij qyteti.

Ndodh kështu sepse birra Korça është dhurata më e bukur që ata kanë sepse promovon çdo vitt qytetin e tyre dhe sjell më shumë fat për bizneset dhe vetë qytetarët.