Drejtoria e Transportit: Kemi një lajm të mirë për shoferët

299
Sigal

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor njofton se duke nisur nga muaji nëntor i këtij viti do të ketë ulje me 43% për rinovimet e patentave të klasit “B”.

Kush tha se ka vetëm rritje çmimesh? 30 mijë aplikantë në vit rinovojnë lejedrejtimin (B) me kufizim afati vlefshmërie nga mosha apo specifikat shëndetësore, në vetëm 2, 3 ose 5 vjet afat!

Nga Nëntori 2021 këta aplikantë do të përfitojnë ulje drastike të tarifës nga 3,500 Lekë në 2,000 Lekë! Pra të gjitha rinovimet e lejedrejtimeve të klasit B, me afat të kufizuar 3 ose 5 vjeçar, si edhe ato me kufizim për shkaqe shëndetësore do të kushtojnë 43%” mbyllet njoftimi i DPSHTRR.