Gazeta Telegraf/
Nuri Jaupi : Mall
Ja……
Bora e parë ka rënë mbi qytetin tim
E unë vij përsëri si çdo fundvit
Shëtis i heshtur rrugicave të tua, të
mbuluara nga bora
Ndjej zhurmën e fëmijëve që luajnë si
cicërima zogjsh
E timen fëmijëri kujtoj.
Sa ëmbël më vijnë tani mendimet
Jeta, gëzimet hidhërimet
Çdo gjë që mbrapa kemi lënë
Eh tani flokët si bora shpupurisen bashkë me
të
E thellë në shpirt ndjej një brengë që
koha na la
E një lot i nxehtë më rrëshqet në mollëzën e
faqes së
zverdhur nga mplakja,
Burrërinë ma tradhëton
Është loti i dashurisë për ty.
I ri dhe i lashtë qyteti im
Bashkë me lotin të dua
Nuri Jaupi : VENDLINDJES
Sa
ëndërra thura tek ty,bukuria ime e parë
Aty
çdo pamje ka një melodi
Një
simfoni si në operat madhështore të kompozitorëve
gjigande
Ti
më je si një përmendore e hyjneshave përrallore
Edhe
gurët e bardhë të mermertë duken sikur hedhin shtat
si
pallate perandorësh
Dhe
vjeshta e stolisur në kolorin e artë
Presin
mbretërit e hershëm të kthehen në qytezën e artit
të
lashtë