Suplementi Pena Shqiptare/ Mexhit Prençi : Zhgënjimi…

246
Sigal

U zhgënjeva nga vetja se nuk realizova vetveten

ashtu siç ëndërroja të isha…

U zhgënjeva nga perëndia se m’i mori prindërit i mi në Parajsë

sapo mbushën të dyzetat e më lanë jetim në adoleshencë…

Nuk mundën të më jepnin gjithë dashurinë, ashtu siç nuk munda t’ju a jepja as unë… Prej tyre nuk mora fjalën urtake të plotë. Vdekja i mori në botën tjetër…. Pse ka shpejt o Zot?….

U zhgënjeva nga njerëzit e kuq! Na thanë se do hanim me lugë floriri e prej nesh do të arratisej mjerimi…Lugën e drunjtë na dhanë, rropatej ajo në vorbën me groshë mbi sofrën e pishtë, të gjente dy-tre kokrra e me lëngun e hollë të bëja përshesh një copës bukëthekri, thekur në prush, por stomaku kurrë s’u mbush….

Nga të kuqtë majë Fronit më të Lartë u zhgënjeva: -si aktor klasikë recitonin në tribuna me beze të kuqe dhe yllin e kuq me pesë cepa në kasketë, për mirëqenje drejtësi e barazi. Zërin e ngrinin në kupë të qiellit për Liri Demokraci. …

Ç’ëndrra të bukura magjike për njerëzt e varfër e në mjerim, që prisnin ditë të bardha, të paqta, të gëzuara dhe me dashuri e begati.!…

Por pa u davaritur tymnaja e LANÇ, komunistet staliniste shqiptarë e burgosën, kundërshtarët politikë dhe shumë klerikë. Disave ua mori jetën me plumb, ca të tjerë në litar, në shtylla varë, ….

Pasurinë dhe floririn u rrëmbyen tregtarëve, tokat ua morën pronarëve dhe ua dhanë katundarëve sipas modelit të bolshevikut mustaqekuq Stalin, ZHGËNJIM ZHGËNJIM ZHGËNJIM

….Po Sot Shqipëri, më thuaj si je?! A mos vallë si Lisi i rrëzuar për Dhe?…Nga Diktatura në Neodiktaturë, PA LIRI DEMKRACI, DREJTËSI

…Bijtë dhe bijat e baballarëve të kuq me forma të reja të Dhunës e Luftës. Përçaj e Sundo: Partia mbi të gjitha, Kryetari rrondokop mbi Partinë, mbi Ligjin, vetë Zot, e vetë Shkop…

SUS! Kuvendit, SUS! Gjykatës. FJALË E TIJ MAJË E SHPATËS…