Erë hipokrizie fryn,
nën hundë të rënda
me fije buzëqeshje
ngre qiejt e vdekjes
si flamuj të përditshëm.
Nëpër fjalë të stërholluara,
rrjedh gjaku i së vërtetës,
dhe askush s’e quan më plagë.
Vetëm heshtja,
ajo nënë e padukshme,
ia mbyll sytë ditës
pa thënë asnjë fjalë.
Hapat e ditëve të mia
Hapat e ditëve të mia
nuk janë përshpejtim,
as lëvizje të mëdha.
Janë tinguj të heshtur,
një këngë që nuk dëgjohet përtej vetmisë.
Janë hapa që njohin gurët,
dhe njohin plagët që s’u panë.
Janë hapa që mbajnë kujtime,
dhe herë-herë harrojnë vetveten.
Në mëngjes më zgjojnë me dritën e lehtë,
që depërton në dhomën time,
dhe më thonë:
“Nuk je vetëm,
edhe nëse të duket kështu.”
Në mbrëmje, hapa ngadalë,
si të dua një fund të qetë.
E di se çdo hap i kaluar
është një pjesë e historisë sime,
një gur që kam vendosur,
pa zhurmë,
pa lavdi.
Hapat e ditëve të mia
janë një rrugë që nuk ka fund,
por ka kuptim.
Sepse çdo hap është thirrje,
është mall,
është jetë.





















