Suplementi Pena Shqiptare/ Agim Xheka: Ulërima e heshtjes

Ka vite që heshtja ulërin brenda meje;
Unë e shtrydh dhe e pikoj mbi letër;
e gërmëzoj në vargje e nis drejt teje
dhe pres “ulërimën” tënde të vjetër.

Dhe bota qesh. Njerëzit nuk e dinë
shkrimi është pjellë heshtjeje, ulërimë…!

Sigal